LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbajta gjallë Metën me bajame!/Reagon Spartak Braho: E vërteta e bisedës me Legisin

5 Maj 2017, 11:25, Aktualitet CNA

Deputeti Spartak Braho ka thyer heshtjen pas publikimit të një bisede audio me ish-deputetin Ndre Legisi, në një lokal.

Në audio-përgjimin e publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha dëgjohej Braho duke i thënë Legisit se e ka mbajtur gjallë Ilir Metën, duke e ushqyer me bjame. Në një reagim për mediat, Braho ka thënë se ishte një bisedë mes shokësh, duke kujtuar grevën e vitit 2008 që i bashkoi.

Braho e quan Berishën paranojak përgjimesh dhe thotë se nuk e ka harruar zanatin e vjetër të informatorit. Sipas tij, kjo bisedë është publikuar për të tërhequr vëmendjen nga kriza.

?Nuk e kuptoj se ku ishte ?vlera? e asaj bisede të përgjuar në një vend misterioz. Një muhabet normal shokësh që dy forcat e vjetra politike i detyruan të futen në grevë urie në vitin 2008 por si paranojak përgjimesh ai nuk e ka harruar zanatin e vjetër të informatorit dhe hedh në pazarin mediatik manipulime bisedash për të tërhequr vëmendjen nga kriza ku e ka futur PD rrangalla politike vazhdon ashtu siç thotë populli fjalën e urtë me qen dhe qime?, deklaron Braho./CityNews

Lajmet e fundit nga