Connect with Us

Marshimi i Republikës së Re ka nisur/Stacioni i parë të dielën në Kavajë ku rrëzohet republika e vjetër

Aktualitet

Marshimi i Republikës së Re ka nisur/Stacioni i parë të dielën në Kavajë ku rrëzohet republika e vjetër

Publikuar

-

Mesazhi i Lulzim Bashës në ditën e 77 të protestës për zgjedhje të lira e të ndershme

Çdo agorë ka rrezatimin e vet të bukurisë, mençurisë, fisnikërisë, fytyrës dhe shpirtit europian të popullit shqiptar. Por agorat më të bukura janë pa dyshim, agorat e rinisë, agorat e shpresës që po lind me rininë shqiptare, me të rejat dhe të rinjtë shqiptarë, shpresën dhe vendimin për Republikën e Re.

Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja, 77 ditë pagëzojnë rekordin historik të kësaj lëvizje popullore qytetare, të këtij bashkimi kombëtar për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për Republikën e Re. 77 ditë që kanë ndryshuar Shqipërinë sot, 77 ditë investim në të ardhmen që po vjen, Republikën e Re.

Nga honet e errëta të dëshpërimit, të induktuar nga krimi, droga dhe arroganca qeveritare, nisi bashkimi dhe marshimi ynë i madh i 18 shkurtit. U mblodhën qindra mijëra shqiptarë këtu në këtë shesh, në këtë agorë e deri tek sheshi Skënderbej, së bashku për të marrë siç kishim paralajmëruar, një vendim të madh. Një vendim të madh, që koha dhe vuajtjet dhe shpresat e shqiptarëve, e thirrën në shesh. Vendimin për të mos ulur më kokën para arrogancës, padrejtësisë dhe hajdutësirë, për të mos u trembur më nga krimi në pushtet dhe pushteti i i inkriminuar, vendimin për t’i thënë jo republikës fasadë, teatrit të kukullave, për të refuzuar komplotin politik dhe ekonomik, që luhet tash 4 vite në kurriz të shqiptarëve. Vendimin, për të mos pranuar zgjedhje fasadë të diktuara nga krimi dhe nga droga. Vendimin, për të mos u bërë më as alibi e as fasadë e republikës së vjetër, vendimin për të marrë fatin tuaj në duart tuaja, e kështu për të marshuar drejt një Republike të Re të qytetarëve shqiptarë, të djathtë e të majtë, por të lirë e të vendosur për  fatin e tyre europian.

Asgjë nuk është më si më parë. Që nga ajo ditë e bekuar e bashkimit të 18 Shkurtit, javë pas jave, ditë pas dite, saktrifica, kurajo, vendosmëria juaj, shembin njëri pas tjetrit fasadat e shëmtuara të republikës së vjetër. Bota mbarë e pa, e pranoi, e njohu vuajtjen e një kombi të tërë, thirrjen e një shoqërie të tërë për t’u ngritur bashkë kundër drogës, krimit dhe korrupsionit qeveritar.

Sot, në takime si ky që sapo mbarova me një nga ministret e jashtme kryesore të Europës, me qindra takime të tjera që kam pasur këto 77 ditë, ajo që nuk pranohej si argument i mirëqenë, sot është fakt i çertifikuar falë jush, falë qëndresës suaj, të këtij bashkimi.

Zëri juaj i bashkuar, e vërteta juaj e bashkuar, është sot e vetmja e vërtetë që njeh Europa, Amerika dhe mbarë bota. E gjithë bota e di siç e dimë ne të gjithë këtu se zgjedhje të lira ku qytetarët të mund të shprehin vullnetin e tyre pa asgjesuar problemin e krimit në pushtet dhe drogës, nuk mund të ketë. E gjithë bota e di se krimi dhe droga janë përgjegjësia dhe projekti politik i qeverisë dhe kryeministrit të fasadës. E gjithë bota ashtu si çdo shqiptar se zgjidhja mund të vijë vetëm duke marrë në dorë fatin e zgjedhjeve me një qeveri teknike që do të luftojë krimin dhe drogën dhe do të mundësojë votën e lirë të qytetarëve shqiptare.

Sot, nga kjo agorë, nga ky bashkim i madh qytetar, është rasti të shpreh mirënjohjen time të thellë ndaj çdokujt qytetar dhe faktor politik, që qëndruan bashkë në këto 77 ditë dhe javë pas jave, ditë pas dite duke rrëzuar fasadën e republikës së vjetër. Ne vendosëm se; zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk mund të ketë. Opozita qëndroi e bashkuar, qëndroi e bashkuar siç ua dha fjalën ju, dhe këtij bashkimi të madh e të paprecedent qytetar. Opozita qendroi e bashkuar dhe refuzoi regjistrimin me një fasadë të shëmtuar elektorale të diktuar nga krimi dhe droga.

Të përballur me forcën tonë, të përballur me forcën tuaj, edhe partitë qeveritare nuk ia dolën të regjistronin koalicionin e tyre  dhe sot një gjysëm koalicioni i shpërndarë si zogjtë e korbit, është prova më e qartë, bashkë me dështimin për t’u regjistruar sipas datës zgjedhore, se, 18 qershori ka rënë politikisht, moralisht dhe ligjërisht. Por ndonëse rënia morale, politike dhe ligjore e 18 qershorit është sot një fakt i konfirmuar nga të gjithë, republika e vjetër po bën gjithçka ta ndalë apo ta ngadalësojë vrullin e bashkimit popullor që është nisur drejt destinacionit tonë përfundimtar, Republikës së Re.

LEXO EDHE:  “Blindohet” Kryeministria/ 1500 efektivë policie në terren

Arsyet janë të qarta; ata janë një grusht njerëzish me në krye Edi Ramën, ata janë roshët dhe bushët dhe nushët me shokë, kriminelë, oligarkë dhe politikanë të korruptuar të cilët në vetëm tre vjet iu vodhën shqiptarëve, vetëm nga buxheti 2.8 miliard euro.

Kjo është arsyeja, pse studentët shqiptarë, pse prindërit e tyre duhet të paguajnë tarifa më të larta nga viti në vit. Kjo është arsyeja, pse shërbimi shëndetësor është në ditët e tij më të zeza dhe pacientët e familjarët e tyre duhet t’i blejnë ilaçet që duhet të garantoheshin nga taksat e tyre. Kjo është arsyeja se pse pensionet shqiptare kanë ngelur aty ku ishin, se fuqia blerëse e shqiptarëve ka rënë, pse me të njëjtat para mund të blesh më pak, pse faturat janë rritur,p se taksat janë rritur dhe gjitha këto para janë në xhepat e republikës së vjetër.

Por sot, ndryshe nga 77 ditë më pare, republika e vjetër nuk është më zoti i fateve të shqiptarëve. Sot, ndryshe nga 77 ditë më pare, nuk e ka të lehtë t’i shtypë, vjedhë, mashtrojë dhe poshtërojë shqiptarët një e nga një, familje me familje. Sepse shqiptarët janë bashkuar dhe ushtria paqësore e Republikës së Re po nis marshin e saj të pandalshëm.

Ne do të marshojmë të bashkuar qindra-mijëra shqiptarë.

Ne do të marshojmë për Republikën e Re. Ne do të marshojmë që brenda 4 viteve të para të Republikës së Re, asnjë pension të mos jetë më pak se 250 mijë lekë të vjetra në muaj. Pra, që pensioni minimal të jetë 250 mijë lekë të vjetra në muaj. Ne do të marshojmë për taksën e sheshtë më të ulët në Ballkan. Ne do të marshojmë për çlirimin e biznesit të vogël dhe mbylljen në kazerma të taksidarëve dhe inspektorëve të shtetit. Ne do të marshojmë për një ligj të ri për arsimin e lartë, në mënyrë që çdo bir dhe bijë shqiptare t’i mundësohet arsimi i lartë pavarësisht prej pamundësisë ekonomike. Ne do të marshojmë për të shembur krimin dhe drogën, dhe oligarkinë që kanë kuçedrat që përpijnë ditë për ditë paratë dhe shpresat e shqiptarëve në republikën e vjetër.

Ne jemi gati, dhe stacioni ynë më i rëndësishëm, i pari në këtë betejë finale që do ta fitojë e nesërmja, shpresa dhe e ardhmja, do ta fitoja Republika e Re, është Kavaja. Përballja e pare, është dita e dielë në kryeqytetin e lirisë, në kryeqytetin e demorkacisë, në Kavajë.

Nga Kavaja le të përhapet lajmi i mirë kudo se republika e vjetër është një tigër letre, është një grusht kriminelësh, pushtetarësh të korruptuar dhe oligarkësh. Ditën e dielë, le ta mësojë çdo shqiptar dhe çdo mik i huaj, dashamirësit e shumtë të Republikës së Re dhe kundërshtarët e paktë, se në 7 Maj republika e vjetër rrëzohet në Kavajë.

Ndaj, për fatet dhe drejtat e shqiptarëve, për fatin dhe të drejtat e çdo kryefamiljari dhe çdo kryefamiljareje, për të ardhmen e çdo të riu dhe të reje, për të ardhmen e çdo fëmije shqiptar le të bashkohemi të dielën në bashkimin më të madh popullor. Në përballjen paqësore por të vendosur që të shënojë simbolikisht rënien e republikës së vjetër dhe themelin e parë të Republikës së Re.

Nuk do të lejojmë krimin, drogën, Rroshin dhe kaposhin që të nëpërkëmbë Kavajën. Ne do të jemi të gjithë aty, përmes pjesëmarrjes, përmes bashkimit, përmes vendosmërisë le të diktojmë agimin e Republikës së Re.

Zonja dhe zotërinj, të rinj e të reja tregojuni botës dhe Shqipërisë ku do jemi ditën e dielë?

(Protestuesit: Kavajë!)

Ku nis fitorja?

(Protestuesit: Kavajë!)

Ku themelohet liria?

(Protestuesit: Kavajë!)

Ku rritet dhe ngrihet demokracia?

(Protestuesit: Kavajë!)

Ku do jemi?

(Protestuesit: Kavajë!)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Basha dështon protestën e radhës

LEXO EDHE:  Strategjia e opozitës/ Dashamir Shehi paralajmëron rikthimin e protestave

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Foto-Fermerët e Lushnjes në protestë/ Derdhin qumështin në rrugë

LEXO EDHE:  Dhunë në protestën e opozitës/ 12 efektivë të lënduar në Spitalin e Traumës

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: