LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kthesa e beftë e Ramës në Kavajë/Vjen një tjetër reagim nga ndërkombëtarët

5 Maj 2017, 20:11, Aktualitet CNA

Vetëm pak orë pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për tërheqjen e kandidatit të PS në Kavajë ka ardhur dhe reagimi i parë nga ndërkombëtarët.

Ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë, Susanne Schutzka, ka përshëndetur vendimin e PS për t?u tërhequr nga zgjedhjet e 7 majit në Kavajë.

Sipas saj, ky vendim i hap rrugën bisedimeve mes qeverisë dhe opozitës për zgjidhjen e kësaj krize politike.

“Vendimi mban të hapur rrugën për bisedime midis qeverise dhe opozitës në interes të një zgjidhjeje të krizës aktuale politike dhe pjesëmarrjen sa më të gjerë të partive politike në zgjedhjet parlamentare.
Ne mbështesim përpjekjet e palëve të përfshira për të vazhduar këtë dialog me qëllimin për të gjetur një zgjidhje në bazë të kushtetutës së Shqipërisë. Njëkohësisht u bëjmë thirrje të gjitha palëve të shmangin ?do veprim që mund të ndikojë që një protestë paqësore të shndërrohet në dhunë”, mbyllet deklarata./CityNews

Lajmet e fundit nga