LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjoba ndaj biznesmenit të kafesë/Lirohet miku i Emiljano Shullazit, Pajtim Serjani

5 Maj 2017, 10:18, Aktualitet CNA

Pajtim Serjani, miku i Emiljano Shullazit, është liruar nga burgu pasi ka përfunduar dënimin për akuzën e shtrëgimit për dhënie pasurie. Serjani u dënua për gjobëvënie ndaj biznesmenit të kafes, Julian Bregu në vitin 2014.

Pajtim Serjani, miku i Emiljano Shullazi u lirua pasi përfundoi dënimin prej 3 vitesh i dhënë nga gjykata e Apelit pasi bashkë me të tjerë, i bëri presion biznesmenit të kafesë, Julian Bregu të lëshonte një pjesë të aksioneve të tij. Në shkallën e parë, Serjani ishte dënuar me 7 vite burg, shkruan GSH.

Pajtim Serjani mbeti i plagosur më 5 janar 2015 në një lokal në rrugën e Kavajës, pasi Arjanit Sterjo qëlloi mbi tavolinën ku po qëndronte ai, polici Roland Meta, Ditmar Reçi dhe Denis Ramani.

PRSIONI NDAJ BIZNESMENIT

Sipas dosjes së prokurorisë, më datë 6 shkurt 2014, biznesmeni Julian Bregu është telefonuar në orët e drekës nga një shok i tij i quajtur Arianit Luli, i cili i ka kërkuar të pinin një kafe. Të dy janë ulur në një bar në afërsi të Liqenit Artificial.

Pas disa minutash, Arianitin e ka telefonuar Elvis Karoli, të cilit Arianiti i ka treguar se ku ndodheshin dhe e ka ftuar që të vinte edhe ai te lokali. Në dosje thuhet se në lokal pas disa minutash kanë ardhur shtetasit Elvis Karoli dhe Klevis Kardashi, me të cilët biznesmeni njihej prej kohësh.

Fillimisht kanë biseduar për gjëra të përgjithshme, por më pas Elvis Karoli i ka thënë Arianitit se dispononte çelësat e një apartamenti në afërsi të Kodrës së Diellit. Arianiti ka shfaqur interes për të parë shtëpinë dhe ka ftuar edhe biznesmenin Bregu që të shkonte me ta për të parë shtëpinë dhe për të dhënë mendimin e tij nëse Arianiti duhej ta blinte apo jo. Të gjithë janë çuar dhe kanë marrë automjetet përkatëse.

Kallëzuesi dhe Arianiti kanë shkuar më makinën e të dëmtuarit dhe janë drejtuar në një pallat të ri pranë xhamisë në Kodrën e Diellit, dhe pasi kanë parkuar makinat, janë futur në një apartament në katin e katërt të një pallati. Në kohën që kanë qenë duke parë ambientet e apartamentit, i cili ka qenë bosh dhe i pashtruar, ka ardhur një person i maskuar me një pistoletë me silenciator në dorë, dhe u ka drejtuar armën personave e i ka pyetur për emrat. Më pas i ka thënë biznesmenit Bregu: ?Me ty e kam?.

Personi i maskuar ka detyruar biznesmenin që të heqë rrobat, dhe më pas i ka lidhur duart. Gjatë kallëzimit të tij, biznesmeni u ka rrëfyer hetuesve se ka vënë re më pas se edhe personat e tjerë njiheshin me personin e maskuar, pasi më vonë kanë biseduar me të normalisht. Personi i maskuar, sipas biznesmenit, ia ka futur kokën në një kovë me ujë disa herë për disa sekonda derisa është thyer kova. Më vonë, tek apartamenti ka ardhur një person tjetër, i cili njihet prej kallëzuesit dhe sipas tij është Ditmar Reçi.

Ky i fundit e ka fyer kallëzuesin dhe i ka kërkuar paratë për transportin e kafesë që Julian Bregu i detyrohej firmës së transportit me pronar M.R., kushëri i Ditmarit. Më pas Ditmari ka telefonuar Pajtim Serjanin, të cilin biznesmeni e njihte. Në dosjen e prokurorisë thuhet se Pajtim Serjani ka ardhur në apartament dhe i ka thënë biznesmenit, se përse merrej me Ditmarin kur ai e dinte se pas Ditmarit ishte Pajtimi. Më pas Pajtimi është larguar, ndërsa personi i maskuar ka tentuar disa herë të lidhej në Skype me një person.

Pasi ka mundur të lidhet, i ka kërkuar biznesmenit të kafesë të fliste me personin në anën tjetër të telefonatës, i cili ishte Genci F.. Biznesmeni ka folur në telefon me Genci F., i cili i ka thënë: ?Hera e parë dhe e fundit që të flas. Për firmën e kafes që ke, 40 për qind do i mbash ti, 30 për qind kinezi dhe 30 për qind do i mbaj unë me vëllain tim?.

Lajmet e fundit nga