Connect with Us

Artan Hoxha reagon për përgjimin Braho-Legisi/Mesazh për diçka më të madhe!

Aktualitet

Artan Hoxha reagon për përgjimin Braho-Legisi/Mesazh për diçka më të madhe!

Publikuar

-

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas publikimit të audio-përgjimit, ku shfaqej Spartak Braho dhe Ndre Legisi, në një bisedë sekrete. Duke iu referuar faktit që audio është publikur nga ish-kryeministri Sali Berisha, gazetari Hoxha shkruan se është keq puna.

Sipas tij, ky përgjim duket si mesazh për diçka tjetër më të madhe, duke shtuar se Doktori flet me kode.

Më tej, ai shton se Berisha po jep një mesazh të fortë nga ata mesazhe që di të japë vetëm ai, ndërsa pyet me dyshim se “Ç’të jetë kjo puna e bajamave”, pasi Doktori është nga vendi i “Gështenjave”.

Ja çfarë shkruan Hoxha:

C’po me shohin syte dhe c’po me degjojne veshet keshtu!!!Kane pergjuar Baba Takun?!!! Rrejne mo rrejne, s’ka mundesi!!!!
Por nese vertet eshte dora e Doktorit me “te vetet”, keq eshte puna. Edhe pse ne fakt ky pergjim me duket si mesazh per dicka tjeter me te madhe. Se Doktori flet me kode, eshte si shahistet ruse, sheh majtas e leviz djathtas. Po c’ne iu kujtua tani Baba Taku?! Ai ka ikur dhe nga LSI-ja, eshte ne listen e deputeteve te sigurt te PS-ja, pjese e marreveshjes Rama-Meta. Apo i bie pragut te degjoje dera?!!!
Doktori, tani qe Meta iku ne hallin e vet ne presidence dhe e la ne “balte” Lulin, po jep nje mesazh te forte nga ata mesazhe qe vetem ai di te jap.
C’te jete kjo puna e “bajameve”?!!! Se Doktori eshte nga vendi “Geshtenjave” dhe ato i njeh mire.
Ah, harrova! Nuk me falet, se jo per gje por jam komshi me fshatin e presidentit te ri, Cepanin. Dhe aty vertete behen ca bajame te mira. Presidenti i ri ka folur shume keto dite per fshatin e lindjes dhe krahinen e origjines. Per mua mire ka bere qe ka folur, se e meriton si Cepani, si Skrapari. Edhe pse ne fakt PD e ka fituar dy here rresht komunen Cepan, me kandidat shoferin e fshatit. E cuditshme ne te vertete, te fitonte PD-ja nje nga komunat me te majta. Edhe ku?!!! Ne Skrapar.
Uroj qe Doktori te mos kete klonuar “Bllokun e zi” te presidentit te ri, dhe “canten e zeze” te Baba Takut!!! Ndryshe, keq do jete puna…
Po gjithsesi, fol Doktor, fol, shfryhu, …. te ben mire, te liron. Mos i merr ne varr sekretet qe di….
Jo per gje, por ku flet ti, marrin zemer dhe te tjeret….
Ah se desh harrova. Doktor, ata izraeliet qe vijne verdalle lart e poshte neper Tirane, kane hapur fjale, se dicka kane gjetur afer zyrave te tua…
Te kete gisht KY “shahisti i vonuar”?!!! Cudi!!! Vishos nuk i shpetojne keto gjera kollaj!!! Pune izraelitesh Doktor, bejne lemsh dynjane…./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. zeqiri

    5 Maj, 2017 at 2:03 pm

    Si mund ta klasifikosh kete publikim te Artan Hoxhes:
    – Investigativ? Jo. Nuk ka fakte te reja.
    – Analize? Jo. Nuk analizon. Vetem pyet me gjysempyeje, me sugjestion, me gjysem te vertetash dhe gjysem genjeshtrash dhe ne fund tymce!!!
    – Mision? Po. Artan Hoxha fatkeqesisht ka bere nje veprim misionar militantesk!!! Per ke punon Artan Hoxha? Nga kush varet ky “i pavarur”? Nga cili kazan ha corbe ky Artan Hoxha?

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Nxënësi pozitiv me COVID/ Reagon gjimnazi në Gjirokastër: U infektua nga nëna

Publikuar

-

Nga

Nxënësi pozitiv me COVID/ Reagon gjimnazi në Gjirokastër: U infektua nga nëna

Pasi një gjimnazist rezultoi pozitiv me koronavirus në një nga shkollat e mesme në Gjirokastër, vjen reagimi nga ky institucion.

Në sqarimin e saj, shkolla ‘Siri Shapllo’ bëri me dije se nxënësi është infektuar nga nëna e tij, e cila punon në një fasoneri, ku ka disa persona të infektuar.



“Për te sqaruar gjithe situaten. Sot ne gjimnazin Siri Shapllo u konfirmua rasti i nje nxenesi pozitiv me covid-19.
Eshte tashme e konfirmuar se nxenesi eshte infektuar nga familjare te vet te konfirmuar pozitiv, perkatesisht e ema, punonjese fasonerie ku nje numer punonjesish jane infektuar me kete virus. Me njoftimin e rastit, shkolla, stafi mjekesor prane shkolles, ne menyre te menjehershme, dergoi per te bere tamponin 16 nxenes te klases se nxenesit, dhe 7 mesues te cilet kishin zhvilluar mesim ne ate klase. Procesi i tamponimit tashme eshte kryer. Dejtoria e shkolles dhe stafi mjekesor moren vendimin qe nxenesit dhe mesuesit e tamponuar nuk do te paraqiten ne institucion deri ne pergjigjen zyrtare te rezultatit te tamponimit. Mjedisi fizik i klases u mbyll, u dezinfektua dhe per 3 dite nuk do te hyhet brenda tij. Ne po ndjekim me rigorozitet zbatimin e protokollit shendetesor, dhe jemi ne kontakt te vazhdueshem dhe te panderprere me prinderit, dhe institucionet pergjegjese per ruajtjen e shendetit te nxenesve dhe mesuesve. ky eshte prioriteti yne.
Cdo veprim i yni, eshte rigorozisht konform protokollit shendetesor. Ne shprehim falenderimin per nxenesit tane te cilet jane shume bashkepunues, mirekuptues ne kete situate”, thuhet në njoftimin e gjimnazit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama kritikon kryebashkiakun e Beratit/ Lyeji këto muret, janë si të Bathores në vitet ’90

Publikuar

-

Nga

Rama kritikon kryebashkiakun e Beratit/ Lyeji këto muret, janë si të Bathores në vitet ’90

Kryeministri Edi Rama ka vizituar qytetin e Beratit, për të inspektuar rrugën e re të Kalasë së Beratit.

Gjatë inspektmit, Rama ka parë një mur të pa lyer dhe nuk i ka kursyer kritikat për kryebashkiakun e Beratit, Ervin Demon.



Kryeministri i ka kërkuar që të lyejë muret, pasi sipas tij, ngjanin si muret e Bathores në ’90-tën.
“Edhe këto muret, se tashi kjo është rrugë turistike, të paktën një suvatim, një bojë të bardhë që të mos jenë kështu si mure të Bathores së viteve ’90”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Dy viktima në 24 orë/ Bie numri i të infektuarve në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Dy viktima në 24 orë/ Bie numri i të infektuarve në Kosovë

Në Kosovë janë shënuar në 24 orët e fundit edhe dy viktima nga koronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 596 prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive. Po ashtu, në 24 orë, betejën me Covid-19 në Kosovë e humbën 2 persona. Bëhet fjalë për 1 rast nga Klinika e Pulmologjisë, QKUK dhe 1 rast nga Spitali rajonal Pejë.



Numri total i rasteve pozitive është 15,142 nga 62.607 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe ndërsa, bilanci i vdekjeve është 615./CNA.al

LEXO TE PLOTE