LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Berisha i jep ofertën e fundit Ramës

4 Maj 2017, 11:46, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thyer heshtjen, duke marrë dhe njëherë në dorë timonin e Partisë Demokratike. Nga çadra e protestës, Berisha zbuloi sot një tjetër lëvizje për zgjidhjen e krizës. Oferta e tij u bë në prani të kryedemokratit Lulzim Basha dhe në një moment tepër kritik të krizës.

Për herë të parë, Berisha nuk u dëgjua të flasë për qeveri teknike, por për zgjidhje politike. Në fakt, mes këtyre dy termave ka një ndryshim të madh. E para, ka vetëm një kusht të vetëm, ndërsa e dyta ofron një zgjidhje shumë më të gjerë dhe me më shumë mundësi.

Oferta e Berishës u tha në momentin kur Rama po fliste direkt nga Kryeministria. Dhe njëherë me këtë lëvizje ish-kreu demokrat tregoi se është ai de facto njeriu që o negocion lëvizjen politike të opozitës, thellimin apo zgjidhjen e krizës.

CityNews raportoi një ditë më parë se Berisha ishte përfshirë vetë në situatën politike, duke marrë në dorë frenat e menaxhimit të krizës./CityNews

Më poshtë video e plotë dhe shkrimi i CityNews:

Berisha apo Basha/Kush po e negocion krizën politike?

Lajmet e fundit nga