LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mirëmëngjes me "dinjitetin e rilindur"!/Rama jep një lajm të mirë për minatorët

4 Maj 2017, 07:17, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka uruar edhe sot një ditë të mbarë për të gjithë shqiptarët. Këtë të enjte, Rama ka zgjedhur një imazh të punonjësve të nëntokës, minatorëve.

Kryeministri shkruan më tej se shumë mbetet për të bërë për të gjithë punonjësit e këtij zanati sa të vështirë, po aq të ndershëm e të respektuar.

“MIRËMËNGJES ? dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të dinjitetit të rilindur për këtë punonjës të nëntokës së pasur shqiptare?.
Pas 25 vjetësh harrese dhe lënie në vetmi nga shteti, prej vitit 2014 të gjithë minatorët përfituan uljen me 5 vjet të moshës së pensionit dhe për 4000 minatorë që merrnin vetëm pension minimal, siguruam pension të plotë dhe e rritëm atë deri trefish.
Por kjo nuk mjafton dhe akoma më shumë mbetet për të bërë për të gjithë punonjësit e këtij zanati sa të vështirë, po aq të ndershëm e të respektuar. Dhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj përpara për Shqipërinë që duam ???? me #Shtet?#Punë?#Mirëqenie?”, shkruan Rama.

Lajmet e fundit nga