LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-ministri i LSI iu përplas faktet Ramës e Metës/Qeveria më e mirë?! Ja rezultatet

4 Maj 2017, 07:08, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, vijon të sulmojë ashpër kryeministrin Edi Rama dhe aleatin e tij më të madh në bashkëqeverisje, Ilir Meta.

Përmes ironisë shpotitëse, Manjani shkruan se është e çuditshme që kjo është qeveria më e mirë në vite.

Sipas tij, 200 mijë shqiptarë rrëzuan sistemin elektronik amerikan duke aplikuar për azil. Dhe po aq, shton ish-ministri, janë tashmë në Evropë në pritje.

?Rezultat… 200 000 shqipëtarë rrëzuan sistemin elektronik amerikan duke aplikuar për Azil. Po aq janë tashmë në Europë në pritje! Çudi pra! Qeveria është më e mira në vite!!!?, shkruan Manjani./CityNews

Lajmet e fundit nga