LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grabitet firma në Tiranë/Maskat marrin një shumë të madhe parash

4 Maj 2017, 07:57, Aktualitet CNA

Një grabitje me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:45, ku maskat ka grabitur 1 milion lekë te reja në një firmë private.

Mësohet se grabtësit janë futur nga pjesa e pasme e biznesit, duke iu shmangur rojeve të sigurusë.

Dy persona ende të paidentifikuar kanë hapur kasafortën e firmës, duke marrë shumën e parave, si dhe sistemin e regjistrimit të kamerave të sigurisë.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur menjëherë hetimiet për të idenftikuar dhe kapur autorët e ngjarjes./CityNews

Lajmet e fundit nga