Connect with Us

“Fiks Fare”, skandal në Prefekturën e Korçës/ Ryshfeti, 90% e vlerës së tenderit

Aktualitet

“Fiks Fare”, skandal në Prefekturën e Korçës/ Ryshfeti, 90% e vlerës së tenderit

Publikuar

-

/

“Fiks Fare” denoncoi këtë të enjte një tjetër skandal me tenderët e qeverisjes vendore, ku shefja e Financës së Prefektit të Korçës, Mirjeta Setallari kërkon një shumë marramendëse parash si ryshfet nga një kompani, me qëllim që ta shpallte fituese.

Ndryshe nga rastet e dëgjuara më parë, ku për një tender kërkohet 10 apo 20 për qind e vlerëssë tij, madje ka drejtorë që kërkojnë edhe 30 për qind, Setallari ka kërkuar 90 për qind të vlerës së tenderit nga kompania që ajo do të shpallte fituese.

E nuk bëhet fjalë për një tender, por për 4 të tillë, të cilët janë realizuar të enjten nga institucioni i Prefektit të Korçës, me qëllim blerjen e pjesëve të këmbimit dhe mirëmbajtjen e dy makinave. Madje, shefja e Financës e justifikon kërkesën e saj me faktin se shërbimet dhe mallrat për këto dy mjete janë kryer dhe blerë më parë, duke të lënë të mendosh se tenderët janë thjesht fiktivë.

Vlera totale e këtyre tenderëve të shpallur nga Prefektura e Korçës është 450.400 lekë për blerje pjesësh këmbimi dhe riparim të dy makinave në përdorim të këtij institucioni. Sipas informacioneve zyrtare, në Agjencinë e Prokurimeve Publike, njoftimi për hapjen e tenderëve ishte dhënë një ditë më parë, pikërisht më 3 maj, ndërkohë që data e mbylljes ishte sot.

Dy nga tenderët ishin futur si një i vetëm. Por ky tender ishte ndarë me dy zëra, përkatësisht 200.700 lekë dhe 161.500 lekë, pikërisht për blerje pjesësh këmbimi për automjetet e institucionit. Këto dy tenderë u zhvilluan në orën 12 të ditës së sotme dhe fitues u shpall subjekti Arben Abasllari.

Sipas APP-së, ky subjekt ka paraqitur ofertën prej 168.000 lekësh për tenderin e parë, ku vlera limit për blerjen e pjesëve të këmbimit të dy mjeteve “Jeep” dhe “Mercedes Benz” ishte 200.700 lekë. Ndërsa për tenderin e dytë, ku fondi limit ishte 161.500 lekë, nuk ka informacion sesa ka qenë oferta e subjektit Arben Abasllari, duke qenë se ende nuk janë publikuar dokumentet e fituesit.

Tenderi i tretë, i realizuar po sot për të njëjtat makina, u mbyll në orën 12:30 dhe fitues u shpall subjekti “Tech Invest”. Ky tender me fond limit 38.200 lekë kishte objekt blerjeje vajin për dy automjetet e përmendura më lart të institucionit. Oferta fituese e “Tech Invest” për këtë tender ishte 17.750 lekë.

Tenderi i katërt u mbyll në orën 13:30 dhe fitues u shpall subjekti “NOVAKTI”. Ky tender kishte objekt riparimin dhe mirëmbajtjen për dy automjetet e institucionit, me një fond limit prej 50.000 lekësh. Subjekti fitues paraqiti një ofertë prej 48.000 lekësh.

Pra të katërt tenderët për dy makina janë realizuar brenda 24 orëve dhe tashmë fituesit duhet të plotësojnë kushtet e kërkuara nga autoriteti kontraktues, kundrejt shpërblimit për realizimin e të gjithë shërbimeve dhe blerjen e mallrave sipas specifikimeve teknike.

Pas publikimit të këtyre tenderëve në faqen zyrtare të APP-së, “Fiksi” kontaktoi edhe me shefen e Financës së Prefektit të Korçës, e cila konfirmoi se “sot janë hapur zarfet dhe është shpallur fituesi”.

Por Mirjeta Setallari, vetëm një ditë më parë kishte bërë pazaret për këta tenderë me biznesmenë, të cilëve u kishte shpjeguar që tenderi është fiktiv, pasi punimet për të cilat është shpallur procedura janë kryer më parë.

“Fiks Fare” transmetoi dy nga bisedat telefonike të saj me një nga biznesmenët e ofruar për të marrë pjesë në tender, ku ajo shprehet se 90% të vlerës totale të fituesit e donte për vete, ndërsa 10 për qind do i kalonte atij, pasi nuk kishte nevojë për të kryer shërbime për dy mjetet. Madje, ajo thotë se nëse do të ketë ofertues të tjerë, me kushte më të favorshme, ajo do të bisedonte me ta për të shpallur fitues biznesmenin me të cilin kishte rënë dakord më parë për vlerën e ryshfetit.

Emisioni investigativ transmetoi bisedat korruptive, ndërkohë që sot, para hapjes së ofertave, shefja e Financës, për të arritur qëllimin e saj, i ka dërguar SMS biznesmenit që foli në telefon me të, duke i kërkuar emrin e subjektit të tij.

LEXO EDHE:  Ilir Meta drejt dorëheqjes, apo justifikime!?

Telefonata e parë ndërmjet biznesmenit dhe shefes së Financës në Prefekturën Korçë, Mirjeta Setallari

Biznesmeni: Më fal, si e ke emrin ti, se ta harrova
Shefja e Financës: Mirjeta.
Biznesmeni:  Mirjeta.
Shefja e Financës: Po
Biznesmeni:  Unë mund, kam qejf të marr pjesë në atë tenderin e juaj.
Shefja e Financës: Ja një sekondë se ka shumë zhurmë, edhe njëherë.
Biznesmeni: Kam qejf të marr në atë tenderin që folëm, që të thashë nuk do marr pjesë. Mund të marr pjesë.
Shefja e Financës: Ehë.
Biznesmeni:  Dhe jam dakord që ju të merrni 90 për qind, ne të marrim 10 përqindëshin.
Shefja e Financës: Po në rregull atëherë.
Biznesmeni:  Në rregull ë?
Shefja e Financës: Në rregull.
Biznesmeni: Po mirë, po vlera është 400 mijë lekë të reja, unë sa ta nxjerr vlerën se mos nuk fitoj unë dhe atëherë çfarë kuptimi kot? Sa ta çoj vlerën unë dmth, ta lë te 300 mijë të reja, apo ta shtoj një çikë.
Shefja e Financës: Po ti shtoje edhe një çikë, por kam hall mos…
Biznesmeni: Se mos nuk e fitoj unë ë?
Shefja e Financës: Eee, del ndonjë tjetër.
Biznesmeni:  E megjithatë unë po e çoj ke 350 mijë të reja…
Shefja e Financës: Ok
Biznesmeni: Edhe pastaj 90 përqindëshin e lekëve do t’i marrësh ti, se meqë ti, ti thua që mjetet i ke riparuar, se mos më thua pastaj do riparosh mjetet.
Shefja e Financës: Po pra po, ajo është tërë vitin.
Biznesmeni: Pa më thuaj, mjetet i ke riparuar?
Shefja e Financës: Po janë me riparime, janë bërë të gjitha.
Biznesmeni: I ke bërë dmth, s’kanë defekte të tjera dmth mjetet.
Shefja e Financës: Jooo, asgjë.
Biznesmeni: Dmth, çdo gjë është në rregull?
Shefja e Financës: Është në rregull
Biznesmeni:  Atëherë shumë mirë, unë do të jap 90 për qind të shumës të lekëve kur t’i marr unë, atëherë ti do më ashtu (japësh) 10 përqindëshin. Ok?
Shefja e Financës: Ok.
Biznesmeni: Hajde ia kalofsh mirë.
Shefja e Financës: Në rregull, mirupafshim.

Telefonata e dytë ndërmjet biznesmenit dhe shefes së Financës në Prefekturën Korçë, Mirjeta Setallari

Biznesmeni: Më dëgjon se ke çik zhurmë aty, më dëgjon?
Shefja e Financës: Po ja dola jashtë me.
Biznesmeni: Po
Shefja e Financës: Më thuaj?
Biznesmeni: Se mos ka dhënë ndonjëri 95% dhe unë vij vërdallë kot, bëj dokumente…
Shefja e Financës: Jo jo jo, s’kam folur me asnjë njeri, përveç teje. Unë të thashë që në fillim, të fola drejt, me 10 për qind të kemi llogaritur, që kur bëmë llogaritjet. Jo nuk kam fol me asnjë.
Biznesmeni: Sa e ke llogaritur?
Shefja e Financës: Me 10 % dmth, siç e folëm bashkë.
Biznesmeni: Po. Me tjetër njeri nuk ke folur e?
Shefja e Financës: Jo nuk kam komunikuar, vetëm në ardhshin nesër, më kupton? Nesër kur të…
Biznesmeni: Epo…
Shefja e Financës: Kur të dali.
Biznesmeni: Po në rast se e fiton dikush tjetër? Si do bëhet?. Ti e ke në dorë atë punë se lekët i ke ti apo jo, s’i kam unë lekët.
Shefja e Financës: Po jo, lekët unë i kam.
Biznesmeni: Po.
Shefja e Financës: Se unë jam Shefja e Financës, por është puna, kush renditet i pari pastaj. Do t’i themi në rast se do të jesh i dyti se e kemi realizuar me të dytin, më kupton?
Biznesmeni: Po mirë sa mund të jap, po, po ndoshta ai s’ta bën këtë gjë, si do, si do vesh pastaj ti me atë, nëqoftëse ti s’ke fol me të, apo ti nuk e di kush merr pjesë.
Shefja e Financës: Nuk e di, nuk e di, nuk e di këtë. Vetëm në atë moment e marr vesh unë kush ka hyrë, kur të hap ofertat.
Biznesmeni: Atëherë ti do të komunikosh pastaj me atë?
Shefja e Financës: Po, pastaj do të komunikoj.
Biznesmeni: Mirë atëherë, mirë.
Shefja e Financës: Mirë.
Biznesmeni: Hajde respekte.
Shefja e Financës: Mirupafshim.
Biznesmeni: Faleminderit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet e 6 Marsit/ PS shkresë KQZ

Publikuar

-

Nga

Partia Socialiste ka dërguar në Komisionin Qendror Zgjedhor  shkresën për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Shkresamban firmën e sekretarit të përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri.



Sipas dekretit të Presidentit Ilir Meta, me 6 Mars pritet të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 Bashki, në Durrës, Shkodër, Vorë, Dibër, Rrogozhinë e Lushnje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ambasadat shqiptare në 5 shtete ”mbyllin” dyert/ Zbardhen shkaqet

Publikuar

-

Nga

Ministria e Jashtme jep njoftimin e rëndësishëm/ Çfarë duhet të dinë qytetarët që shkojnë në Itali

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe situatës nga pandemia Covid-19, do të ketë kufizime apo ndërprerje të punës në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë.

Në disa prej shteteve të përmendura më lart, kufizimet apo ndërprerja e punës vijnë edhe si shkak i vendimit të qeverive përkatëse, për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia dhe kushtet e vështira klimatike.

LEXO EDHE:  Nëntë muaj në arrati/ Policia ndalon korçarin e shpallur në kërkim

LEXO EDHE:  Nëntë muaj në arrati/ Policia ndalon korçarin e shpallur në kërkim

“Në raste emergjencash, lutem kontaktoni  në numrat e posaçëm të përfaqësive diplomatike:

Stamboll: +905459461456

Ankara: +905449622617



Mynih: +4915237913997

Romë: +393420498192

Athinë: +306941658183

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbetet e angazhuar për t’iu përgjigjur qytetarëve në kohë reale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga tritoli tek kërcënimet e shantazhet/ Veliaj një tjetër mesazh për Dukën

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, më i përfoluri në 24 orët e fundit sërish ka reaguar dhe sërish e ka lidhur me futbollin.

Në Konferencën e zhvilluar sot për “Sistemin e kontrollit të brendshëm në mirëmenaxhimin e financave publike”, Veliaj tha se askush nuk është i paprekshëm kur abuzon me fondet dhe taksat e qytetarëve.

Sipas tij, UEFA dhe FIFA janë shembulli më i mirë se kush abuzon, del para drejtësisë, duke i dërguar kështu një tjetër mesazh Armando Dukës.



“Pavarësia dhe paprekshmëria janë dy gjëra të ndryshme; mund të jesh i pavarur, por nuk je i paprekshëm. Dhe meqë FIFA dhe UEFA janë në Zvicër, leksioni më i madh në fakt na vjen nga Zvicra, ku fakti që ruhet sekreti bankar, të dhënat personale, që respekton të drejtat e njeriut, nuk nënkupton se njerëzit janë të paprekshëm, qofshin këta edhe vipat e futbollit. Ti mund të jesh futbollist i shkëlqyer si Platini, por Zvicra nuk të jep imunitet. Zvicra të ndjek, të auditon, të kërkon llogari dhe ti nuk je i paprekshëm. Sepp Blatter ishte mbreti i futbollit, por të qënit në Zvicër nuk i dha askujt imunitet. Në momentin që ti dështon në proceset e auditit, të transparencës, atëherë as në Zvicër, që është sot modeli i ruajtjes së pavarësisë dhe privatësisë, nuk shpëton dot”, ka thënë Veliaj.

LEXO EDHE:  Humbi jetën në një kantier ndërtimi/ Si e parandjeu ngjarjen nëna e 36 vjeçarit: E prisja me frikë…

LEXO EDHE:  Detaje të reja/Tmerri në Korçë. Babai i 2 fëmijëve të mitur, në gjendje të rënduar psikologjike

Kujtojmë se një ditë më parë, doli në dritë një audio-përgjim, ku eksponent kryesor ishte Veliaj, ndërsa më vonë, një sasi tritoli shpërtheu në portën e banesës së Armando Dukës./CNA.al

LEXO TE PLOTE