LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekskluzive/Negociatat vazhdojnë pritet takimi i dytë mes Ramës e Bashës

4 Maj 2017, 13:17, Aktualitet CNA

CityNews sapo ka mësuar se negociatat midis kreut të qeverisë, Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha po vazhdojnë dhe pritet që mes tyre të zhvillohet një takim i dytë.

Burime pranë Presidencës i thanë CityNews, se një takim i mundshëm mes palëve është diskutuar pasditën e sotme, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga të dyja palët.

Takimi i parë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, ndodhi ditën e djeshme, ku të dyja palët në Presidencë shpalosën argumentet dhe ofertat e tyre në zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri, por pa një përfundim në të mirë të kësaj zgjidhjeje./CityNews

Lajmet e fundit nga