LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Cili e kërkoi takimin e dytë, Rama apo Basha?!/Ja çfarë thotë kryeministri

4 Maj 2017, 19:12, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka folur jashtë dyerve të Presidencës menjëherë pas përfundimit të takimit me kryedemokratin Lulzim Basha.

Ndër të tjera, Rama u pyet se cili nga liderët e ka kërkuar këtë takim të dytë, vetëm një ditë pas atij pa rezultat.

Rama tha se kjo nuk ka pikë rëndësie dhe se nuk jemi këtu për të treguar cili e kërkoi takimin.

?Nuk ka pikë rëndësie. Nuk jemi këtu për të treguar cili e kërkoi takimin. Unë e kam kërkuar takimin prej 2 muajsh, kam shprehur gatishmërinë për t?u takuar. Më është kërkuar dorëheqja. Jemi ulur më në fund. Më mirë vonë se kurrë?, deklaroi kryeministri./CityNews

Lajmet e fundit nga