Connect with Us

Berisha “kërcënon” Ramën/Çfarë të pret! Një thirrje për qytetarët e Kavajës

Aktualitet

Berisha “kërcënon” Ramën/Çfarë të pret! Një thirrje për qytetarët e Kavajës

Publikuar

-

Nga çadra e protestës, ihs-kryeministri Sali Berisha ka kërcënuar kryeministrin Edi Rama, të mos rrijë larg zgjidhjes politike. Berisha tha se zgjidhja e Ramës do jetë fatale, duke e quajtur kryekriminelin e vendit.

“Edvin, mos i rri larg zgjidhjes politike se do kesh vetëm zgjidhjen fatale. Zgjidhja politike është e vetmja zgjidhje mëshire për ty, kryekiminel”, tha Berisha.

Më tej, ai iu bëri thirrje qytetarëve të Kavajës që më 7 maj të shtrojnë guximin dhe mençurinë për t’u ndarë nga kjo fars e Edi Ramës.

LEXO EDHE:  Edi Rama i bën reklamë biznesit të nipit të deputetit socialist

“Qytetarët e Kavajës ta shtrojnë 7 majin me guximin, mencurinë, mbi farsën kriminale. Ta refuzojnë këtë fars me të cilën Rama ka vetën një qëllim, të konsolidojë narkopolicinë, narko-gjykatat”, shtoi ish-kryeministri./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

29 Nëntori/ Meta dhe Rama homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Politika shqiptare është e ndarë edhe për festa.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha kreu homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve të Kombit, një ditë më parë, për të kujtuar festën e Pavarësisë dhe të Çlirimit.

Ndërsa të majtët e kujtojnë sot festën e Çlirimit.



Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta kanë kryer homazhe tek Varrezat Dëshmorët e Kombit për të nderuar 77-vjetorin e Çlirimit.

LEXO EDHE:  Ridvan Bode tregon zgjidhjen/ Ja si mund të luftohet më lehtë informaliteti dhe evazioni

LEXO EDHE:  “Luftë” për mikrofonin/Rama acarohet keq me vlonjatët

Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla kanë vendosur lule te monumenti “Nëna Shqipëri”, duke nderuar këhstu të rënët në luftë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Foto-Moti i keq, bllokohen rrugët me inerte dhe gurë/ ARRSH, apel drejtuesve te mjeteve

Publikuar

-

Nga

Reshjet e shiut kanë vijuar me intensitet gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit  duke sjellë edhe rënie gurësh, drurë, materiale e inerte në rrugë  si në: Bajram Curri–Valbonë, Kukës–Ura e Zapodit, Kukës–Bushtricë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Steblevë, Qafë Muzinë-Qafë Dushk–Peshkopi, Librazhd–Përrenjas,Elbasan–Qafë Thanë dhe në Llogara.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, kontraktorët kanë punuar gjatë natës për pastrimin e akseve.

LEXO EDHE:  “Luftë” për mikrofonin/Rama acarohet keq me vlonjatët

LEXO EDHE:  “Boll i lodhe njerëzit me gënjeshtra”/ Tabaku i kthehet Ramës

Të gjitha akset sot janë të kalueshme.



ARRSH apelon përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore   të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Bota në alarm nga varianti Omikron/ Takim i jashtëzakonshëm i G7-s

Publikuar

-

Nga

Britania e Madhe presidente e radhës së G7-s ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Shëndetësisë. Sipas të dhënave të para të mjekëve, pacientët me variantin Omikron shfaqin “lodhje ekstreme”.

Gjithnjë e më shumë shtete kanë konfirmuar raste të variantit të ri të virusit Corona, Omikron dhe vendosin kufizime udhëtimi. Izraeli dhe Japonia mbyllin kufijtë për të gjithë të huajt.

Për shkak të përhapjes së variantit të ri të virusit, Corona, Omikron, Britania e Madhe presidente e radhës së takimit të vendeve të G7-s ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Shëndetësisë së G7-s. Këtë të hënë ministrat e Shëndetësisë së vendeve të G7-s konsultohen mbi zhvillimin e ri të pandemisë, variantin Omikron. Organizata Botërore e Shëndetësisë e klasifikoi tanimë rrezikun që del nga varianti i ri si “shumë të lartë”. Varianti Omikron paraqet një rrezik të madh global, sipas OBSH, dhe u bëri thirrje vendeve që të marrin masa parandaluese.

“Lodhje ekstreme”

Por cilat janë simptomat që shfaqen tek të infektuarit me Omikron? Në lidhje me simptomat që tregon varianti i ri, Omikron, drejtuesja e Shoqatës së Mjekëve të Afrikës së Jugut, SAMA dhe mjekja afrikanojugore Angelique Coetzee u shpreh për agjencinë e lajmeve, AFP se shumë nga pacientët e saj me Omikron tregojnë simptoma të pazakonta, por të lehta. Tek shumica e të prekurve bëhet fjalë për meshkuj nën moshën 40 vjeç që ankohen për “lodhje ekstreme”. Kurse për gazetën britanike “Telegraph”, Coetzee u shpreh me shqetësim, se personat e moshuar me sëmundje të tjera, Omikron mund t’i godasë rëndë.

Ursula von der Leyen

Virologu i njohur gjerman, Christian Drosten i sheh me skepticizëm raportimet për ecuri të lehtë. Për televizionin gjerman, ZDF ai tha, se “nuk dimë vërtet shumë. Më duhet të them, se për momentin jam shumë i shqetësuar, të shoh kaq shumë mutacione tek virusi. Por këto mutacione janë të vetmet gjëra të kapshme tek virusi, nuk e dimë menjëherë, se ç’bëjnë mutacionet në realitet. Ka sot raportime për ecuri të lehtë. Mendoj, se nuk ka shumë substancë tek kjo. Kemi provuar vetëm mbi 1000 raste dhe ecurinë klinike të tyre duhet ta shohim.”

LEXO EDHE:  “Bashkëpunimi me Berishën shumë i mirë”/ Rrëfehet Topalli: Me Bashën s’kam pasur marrëdhënie

LEXO EDHE:  “Boll i lodhe njerëzit me gënjeshtra”/ Tabaku i kthehet Ramës



Ursula von der Leyen: “Duhet të fitojmë kohë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen u bëri thirrje të shtunën qytetarëve në Europë që të vaksinohen, të mbajnë maskën dhe të respektojnë rregullat e distancës. “Ne duhet të fitojmë kohë”, tha von der Leyen gjatë një vizite në kryeqytetin letonez, Riga. Nëse Omikron klasifikohet si variant që e mund vaksinën, atëherë në kontratën e BE me BioNTech Pfizer për furnizimin me 1,8 miliardë doza, hyn në fuqi një klauzolë e përcaktuar, që prodhuesi duhet të përshtasë vaksinën ndaj variantit të virusit brenda 100 ditësh.

Omikron – varianti me emrin e alfabetit grek u zbulua ditë më parë në Afrikën e Jugut. Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa pret një valë të katërt Corone në javët e ardhshme. Ky variant ka shtuar rastet e Coronës në provincën e shumëpopulluar, Gauteng, ka thënë Ramaphosa. Ky vend nuk ka planifikuar aktualisht një lokdaun.

Ndërkohë rastet e variantit të ri Omikron janë konfirmuar në disa vende. Në Holandë 61 vetë e sollën virusin nga Afrika e Jugut, tek 10 prej tyre është diagnostikuar varianti Omikron. Edhe në Australi, Belgjikë, Danimarkë, Gjermani, Britaninë e Madhe, Izrael, Itali, Kanada, Austri dhe Çeki janë identifikuar raste me Omikron. Shumë vende kanë ashpërsuar masat duke vendosur kufizime udhëtimi. Presidenti i Afrikës së Jugut e kritikoi këtë duke e cilësuar si “diskriminim të padrejtë të vendit tonë dhe vendeve simotra.”

Përgjim i celularit përmes shërbimit sekret

Japonia për momentin shpalli ndalimin e udhëtimit për të huajt në vend. Kryeministri i vendit, Fumio Kishida u shpreh se ka vendosur “si masë emergjence” nga e marta ndalimin e kufizimin e udhëtimit për të huajt nga e gjithë bota. Edhe Izraeli vendosi nga e diela ndalimin e plotë të udhëtimit për të huajt. Rastet e veçanta duhet të miratohen nga një komitet i posaçëm. Shërbimi i brendshëm informativ, Shin Ben rivendosi përgjimin zyrtarisht të pacientëve me Corona dhe kontakteve të tyre. Kjo masë u përdor në fazën e parë të pandemisë, por për shkak të kritikave u tërhoq./DW

LEXO TE PLOTE