LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Batuta e Blushit në seancën e fundit/Suksese në jetë atyre që ...!

4 Maj 2017, 09:42, Aktualitet CNA

Deputeti i LIBRA-s, Ben Blushi, ka folur me tone të ashpra në seancën e fundit të legjislacionit të VII-të të Kuvendit.

Duke akuzuar ashpër Ilir Metën, Blushi e ka mbyllur fjalën e tij me një batutë, teksa iu ka uruar suksese në fushatë kandidatëve për deputetë.

?Fushatë të mbarë për të gjithë ata që do bëjnë fushatë dhe suksese në jetë ata që nuk do marrin pjesë?, tha Blushi nga foltorja e Parlamentit.

Më tej, ai tha se kjo është republika që fëmijët e Shqipërisë nuk e pranojnë.

?kjo është republika që fëmijët e Shqipërisë nuk e pranojnë. Kjo është republika e Likes. Kjo republikë nuk mund të ekzistojë për shkak se po fundos Shqipërinë?, shtoi deputeti./CityNews

Lajmet e fundit nga