LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aleati i Bashës/ Kjo që ka ndodhur sot është e rëndë, ditë e trishtueshme

4 Maj 2017, 19:50, Aktualitet CNA

Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi,  mbrëmjen e sotme i ftuar në Opinion ka treguar shqetësimin e tij në lidhje me atë çfarë ka ndodhur ditën e sotme.

Shehi tha se sot është një ditë e trishtueshme dhe ajo që ndodhi është e rëndë, pavarësisht se disa gëzohen.

?Kjo e sotshmja është një ditë e trishtueshme. Jo se nuk pritej, por shpresonim se është gjetur një zgjidhje që do të mbante një pjesë të pretendimeve të opozitës, sigurisht shtyrjen e zgjedhjeve. Thonë zëvendësministra, pra jemi në shkallën e zëvendësave dhe janë kot fare. Kjo që ka ndodhur sot për mua është e rëndë. Unë e kam humbur shpresën, këtu mund të ndodhë edhe një gjë tjetër dhe zoti Rama mr arrogancën që ka treguar edhe një njeri i qetë si puna ime do të rebelohej?, tha Shehi./CityNews

Lajmet e fundit nga