LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

TRYEZA/ Shtegu i hapur i Bashës dhe porta e mbyllur e Ramës

3 Maj 2017, 07:51, Aktualitet CNA

Mbledhja e papritur e grupit të Partisë Demokratike, mbrëmjen e djeshme, u prit me shumë interes jo sepse erdhi si rezultat i presionit që i bën Kryetarit disa prej figurave autoritare të kësaj partie, por sepse pritej çdo të ndodhte më tej. Domethenë a do të luante Lulzim Basha nga vendimi ekstrem i moskërkimit të qeverisë teknike, që deri më sot është gardhi që ka bllokuar uljen në tryezë me kundërshtarin e tij Edi Rama, apo ai do të vijonte si deri më sot.

Kjo u morr vesh pasi takimi përfundoi dhe Lulzim Basha doli përpara medias duke mos e artikuluar me po aq vrull kërkesën për qeveri teknike. Por nuk e mohoi kur u pyet drejtëpërdrejtë nga gazetarët rreth qëndresës ende në këtë pikë.

?Jemi gati të ofrojmë gjithçka kemi në dorë, PD dhe unë personalisht. E papranueshme është të identifikohet opozita si problem. Ne kemi denoncuar dhe luftuar problemin. Nuk kemi pasur deri më sot asnjë propozim të vetëm nga përgjegjësit e krizës. Çfarë do bëjë Rama me kriminelët në pushtet, me bosëd e drogës dhe mbështetjen personale të tij? Si mund të na ofrojë zgjedhje të lira me këto? Asnjë përgjigje nuk ka dhënë deri më sot. Qëndrimi është i qartë. Edi Ramës i kërkohet dorëheqja. PD është gati të heq dorë nga pjesa morale e të keqes, në momentin që ata bashkohen me ne për të luftuar, me një qeveri teknike. Largimi i tij mjafton si një garanci me mandatin popullor?, ishte deklarata pastakimore e Lulzim Bashës, që e lexuar nën rreshta mund të vlerësohet si një shteg i hapur për të lëshuar.

Ndërkohë që kjo mbetet për tu verifikuar, nga ulja në tryezën presidenciale të  bisedimeve të sotme, problemi është Edi Rama me qëndrimin e vet. Nga dita e nisjes së konfliktit e deri më sot artikulimet e bëra prej tij kanë qenë portë e mbyllur për zbutjen e Bashës dhe PD-së, e lejimin e dialogur.

Duke përmendur me të drejtë ligjitimitetin kushtetues të mosdhënies së dorëheqjes, përmes thirrjeve të vazhdueshme për rikthim të opozitës në Parlament për të votuar vetingun, karshillëku i Ramës nuk i ka shërbyer zgjidhjes së ngërçit. Me këtë qëndrim dhe portën e mbyllur Edi Rama do të vij të ulet edhe në tryezën presidenciale nga e cila nuk dihet çfarë do të dalë./ CityNews

Lajmet e fundit nga