LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Takimi i Ramës dhe Bashës/Bujar Nishani: Ja çfarë ndodhi sot

3 Maj 2017, 12:58, Aktualitet CNA

Pak kohë pas përfundimit të takimit mes dy liderave të partive kryesore në vend Edi Rama dhe Lulzim Basha, i cili u mbajt në presidencë, Presidenti i vendit ka dhënë detaje të tjera nga takimi.

Me një njoftim zyrtar nga Presidenca, Nishani ka treguar për mediat se sot palët prezantuan pikëpamjet e tyre mbi krizën politike dhe rrugët e zgjidhjes së saj.

?Me ftesë të Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani sot u zhvillua një takim midis Kryeministrit të vendit z. Edi Rama dhe Liderit të opozitës z. Lulzim Basha.

Gjatë takimit palët prezantuan pikëpamjet e tyre mbi krizën politike dhe rrugët e zgjidhjes së saj.

Presidenti i Republikës vijon të mbajë kontaktet me palët për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme mbi bazë kompromisi?, përfundon deklarata zyrtare nga Presidenca./CityNews

Lajmet e fundit nga