LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama flet për herë të parë pas takimit me Bashën/Kemi vendosur të mos flasim, por...

3 Maj 2017, 16:32, Aktualitet CNA

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur për mediat, menjëherë pas takimit që pati me ambasadorët në kryeministri.

Ndërsa u pyet nga gazetarët rreth asaj se çfarë ndodhi në këtë takim dhe se çfarë i ka ofruar kundërshtarit të tij, Rama tha se kishin vendosur që të mos flisnin për këtë, por që fjalët i merr era.

Ndër të tjera Rama tha për gazetarët se si kurrë më parë, opozitës i është ofruar një monitorim i plotë i çdo strukture të shtetit.

“Folëm për të kolauduar mesazhe, për të bërë të qarta prioritetet, në planin e garancimit të një procesi të lirë dhe të ndershëm dhe për të pasur sa më shumë njerëz më 18 qershor për Shqipërinë që duam. Kemi rënë dakord mos të flasim, por mesa duket fjalët i ka marrë era dhe i ka sjellë edhe tek ju. Unë kam garantuar një monitorim si asnjëherë më parë të të gjithë strukturave të shtetit, të Policisë së Shtetit, sistemit ligjor dhe njëkohësisht një rregullore e dakortësuar për mënyrën se si duhet të shmangen problemet apo një kategori e caktuar qeveritare që nuk duhen përdorur në fushatë. Ne nuk do të presim, ne do të vazhdojmë punën, por njëkohësisht do të gjejmë kohën për të diskutuar deri kur të fillojë shtypja e fletëve të votimit. Unë s?kam takim tjetër, por jam i gatshëm për një takim tjetër, por jo më shumë se kaq. Është një mekanizëm i tëri që rrëzohet për të kryer këtë monitorim, një mekanizëm që  unë e kam ëndërruar kur Sali Berisha ishte në pushtet”, tha Rama/CityNews

Lajmet e fundit nga