Connect with Us

Plagosje në Kukës/Katër vëllezërit tentojnë të vrasin të riun

Aktualitet

Plagosje në Kukës/Katër vëllezërit tentojnë të vrasin të riun

Publikuar

-

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në Kukës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Krenzë, për motive pronësie.

Policia ka arrestuar 39-vjeçarin Luan Tershalla, si dhe ka shpallur në kërkim vëllanë e tij 44-vjeçar, me iniciale S.T.

Këta vëllezër, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive pronësie, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin A.T., 26 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur. I plagosuri ndodhet në spital e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vrasja e Bujar Çelës/ RENEA aksion në Elbasan, disa të shoqëruar

Publikuar

-

Nga

Vrasja e Bujar Çelës/ RENEA aksion në Elbasan, disa të shoqëruar

Forcat Speciale RENEA, kanë shoqëruar disa përsona në lidhje me vrasjen Bujar Çelës, i cili është vëllai i Talo Çelës, një emër jo I panjohur nga drejtësia, ku ndër ta mund të përmendim grabitjen e Rinasit.

Sipas asaj që raporton ABC neës , RENEA ka bastisur disa shtëpi në fshatin Broshkë dhe Përparim duke shoqëruar disa persona në lidhje me ngjarjen që tronditi qytetin e Elbasanit mëngjesin e sotëm.

LEXO EDHE:  Plagosi me armë një 22-vjeçar/ Policia në kërkim të autorit

LEXO EDHE:  Plagosi me armë një 22-vjeçar/ Policia në kërkim të autorit

Bujar Çela u ekzekutua me katër plumba. Ai u vra jashtë një lokali ku po pinte kafen e mëngjesit.



Bujar Çela ishte person pa precedent penalë, ndërsa punonte si taksist në të zezë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mustafaj pesimist për ndryshimet kushtetuese/ Nuk do arrihet marrëveshje e kënaqshme

Publikuar

-

Nga

Mustafaj pesimist për ndryshimet kushtetuese/ Nuk do arrihet marrëveshje e kënaqshme

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, është shprehur pesimist për një marrëveshje mes palëve politike për ndryshimet kushtetuese në Këshilin Politik.

Mustafaj tha se Komisioni i Reformës Zgjedhore është në ngërç, pasi të dyja palët kanë realitete të ndryshme ligjore.

“Komisioni është në ngërç sepse dy palët nisen nga premisa të ndryshme. Delegacioni i opozitës ka një premtim, të mishëruar në një marrëveshje që do të ketë koalicione dhe delegacioni i PS ka një ligj të miratuar në Parlament që de fakto e bën të pamundur krijimin e koalicioneve, por kryeministri Rama tha në Parlament se do ketë koalicione.



Të dyja palët kanë realitete të ndryshme ligjore. Unë nuk jam optimist se do të mund të arrihet një marrëveshje realiste që do të kënaqë të dyja palët sepse janë premisa të ndryshme”, u shpreh ai në Neës 24.

LEXO EDHE:  U plagos me dy plumba Met Elshani/A kanë gisht Mozzik dhe Getinjo në këtë çështje?

LEXO EDHE:  Plagosje me armë zjarri në Kamëz/ Policia në kërkim të autorit

Përsa i përket zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ish-ministri pretendon se opozita joparlamentare del fituese edhe nga sondazhet.

“Të gjitha sondazhet e nxjerrin fituese opozitën, por si opozitë, mbi bazën e koalicioneve që kanë shërbyer në betejat e tjera elektorale. Kjo është arsyeja. Opozita dhe psikologjikisht ka punuar për 3 vjet me idenë që do jetë bashkë. I mbetet opozitës të përshtatet. Mendoj që PD dhe gjithë opozita do të gjejnë mundësinë t’i maksimalizojnë votat e tyre”, tha Mustafaj. / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lista e kandidatëve të PD/ Mustafaj: Në fund të muajit do dalim me emra konkretë

Publikuar

-

Nga

“Kur ngatërron hapjen me shqyerjen”/ Ish-kreu i PD-së mesazh të fortë “shokut Besnik”: Misioni juaj ka mbaruar

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, i cili aktualisht është anëtar i komisionit të vlerësimit të përzgjedhjes së kandidaturave për deputetë në PD, ka folur sot për procesin e hartimit të listave.

Mustafaj shprehu me besim se Partia Demokratike ka një program për të hyrë në zgjedhje, ndërsa tha se për këtë po e ndihmon edhe partia e kancelares gjermane Angela Merkel.

Ai deklaroise me listat e kandidatëve janë duke avancuar, ndërsa theksoi se në fund të muajit shtator do të dalin me emra konkretë.



“Unë 30 vjet kam që e ndjek politikën në Shqipëri. Unë kam parë vetëm njëherë të fitohen zgjedhjet me tepsi dhe timon pa asnjë ofertë. Mendoj se PD dhe opozita do kenë një ofertë për t’iu përgjigjur gjendjes në vend dhe aspiratës dhe nevojës që ka shoqërisë shqiptare për të shkuar përpara. Unë besoj se po, po punohet me këtë program. Me këtë program po ndihmon shumë CDU, partia e Merkel.

LEXO EDHE:  Aeroporti i Kukësit me konçesion/ Zbulohet oferta e parë

LEXO EDHE:  Përplasje me armë zjarri/ Plagoset një person

Unë bëj pjesë në komisionin e vlerësimit të kandidaturave dhe këtu po japim një kontribut modest. Ne po avancojmë, besoj në fund të këtij muaji do dalim me emra konkretë. Ne do japim një listë kryesisë së PD. PD do i çojë këto emra për votim një anëtar një votë, në anëtarësinë e PD”, u shpreh ish-ministri në News 24./ CNA.al

LEXO TE PLOTE