LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekskluzive-Oferta e mazhorancës/ Qeveri teknike me Ramën kryeministër

3 Maj 2017, 10:40, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ndodhet prej më shumë se dy orësh në tryezën e diskutimit me kryedemokratin Lulzim Basha. Takimi po mbahet në Presidencë, me ndërmjetësimin e presidentit Bujar Nishani. Burime zyrtare i thanë CityNews se mazahoranca ka ofruar në takim qeveri teknike, me Edi Ramën kryeministër.

Burimet i thanë CityNews se oferta e Ramës shkon nga 6-8 minisra teknikë, të zgjedhur nga Lulzim Basha, por edhe përfshirje të partive të tjera në kabinet qeveritar, për periudhën që çon vendin në zgjedhje.

Ndryshe nga oferta e parë, ku Basha propozonte emrat dhe ata i zgjidhte Rama, këtë herë do të jetë vetë PD që do të vendosë për ministrat e saj në kabinet. Kjo ofertë është në diskutim, që disa aleatë të PD dhe Bashës e kanë pranuar, por ende nuk ka asnjë të dhënë nga takimi i palëve./CityNews

Lajmet e fundit nga