LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e fortë e aleatit të Bashës/Rama i ka mbyllur pazaret, por …!

3 Maj 2017, 20:21, Aktualitet CNA

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ka bërë një deklaratë të fortë kundër kryeministrit Edi Rama.

Aleati i Lulzim Bashës tha se Rama duke u tërhequr nga oferta e 25 prillit po mundohet t?i shkurtojë kohën negociatave.

?Ato 4 ministra u bënë zv/ministra. Data e zgjedhjeve nuk është diskutuar. Sot Rama me mendjen e tij ka menduar që ka mbërrit goxha shumë dhe i ka mbyll pazaret në kampin e vet. Praktikisht nuk ka më kundërshtarë dhe mendon se mund të shkelë me këmbë opozitën. Është një ide e gabuar dhe këtë e thotë nje njeri si puna ime që ka hyrë tek liberale dhe po të vazhdojë me këtë arrogancë dhe njerëzit e urtë si puna ime do neverikoseshin. Ky njeri del e tallet me opozitën dhe thotë keni 48 orë. Ku do shkojmë ne? Do bëjmë ndeshjen e kthimit! Ky nuk mund të përcaktojë oraret dhe afatet. Në këtë mënyrë ky po i shkurton kohët negociatave. Duke e lënë kaq shumë nuk po na le shteg tjetër veç rrugës, rruga ka të papritura të tjera?, tha Shehi./CityNews

Lajmet e fundit nga