LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

90 minuta bashkëbisedim/Përfundon takimi i Bashës me aleatët

3 Maj 2017, 14:06, Aktualitet CNA

Kreu demokrat, Lulzim Basha pas takimit që zhvilloi ditën e sotme me kryeministrin e vendit, Edi Rama ka zhvilluat një takim edhe me aleatët opozitarë.

Në këtë takim mendohet se Basha i ka informuar aleatët e tij rreth asaj që ka ndodhur në takimin me Ramën si dhe ofertat e dhëna nga kryeministri për futjen e opozitës në zgjedhjet parlamentare.

Takimi i tyre u zhvillua në selinë e PD-së dhe ka zgjatur pothuajse 90 minuta. Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar rreth asaj që është vendosur në këtë takim me aleatët./CityNews

Lajmet e fundit nga