LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vjen “fitorja” e parë e Topallit dhe Bregut/Basha thërret Grupin e PD

2 Maj 2017, 12:01, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thirrur grupin parlamentar vetëm një ditë pas kritikave të ashpra nga dy zërat më të fuqishëm në PD, Majlinda Bregu dhe Jozefina Topalli. Ditën e djeshme, dy zonjat e selisë blu akuzuan publikisht Bashën për bojkotin dhe mos-hyrjen në zgjedhje.

Ndër të tjera, ata thanë se kryedemokrati nuk ka thirrur Grupin Parlamentar të PD prej kohësh për të dëgjuar problematikat e figurave të rëndësishme të opozitës, por edhe për t?u dëgjuar vetë ai dhe planet e tij.

Por, vetëm një ditë pas këtyre akuzave, kreu i demokratëve është vënë në lëvizje me shpejtësi. Burime i thanë CityNews se Lulzim Basha ka thirrur pasditen e sotme, në orën 18:30, Grupin Parlamentar të PD.

Kjo shënon ?fitoren? e parë të zërave ndryshe në PD, Jozefina Topallit dhe Majlinda Bregut. Për bojkotin dhe hyrjen e opozitës në zgjedhje pritet një vendim i Bashës, sot në mbledhjen e Grupit të PD, ose në ditët në vijim./CityNews

Lajmet e fundit nga