LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thirrja urgjente e Nishanit për Ramën e Bashën/Opozita shqiptare jep vendimin

2 Maj 2017, 14:39, Aktualitet CNA

Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë pranuar thirrjen publike të Presidentit, Bujar Nishanit për tu ulur në një tryezë bisedimi për dialog politik.

Opozita ashtu si edhe kryeministri Rama pak më parë, është shprehur e gatshme për dialog.

‘Partia Demokratike dhe i gjithe Koalicioni Opozitar mirepresin ftesen institucionale te Presidentit Nishani per dialog ne funksion te zgjidhjes se krizes se rende politike qe ka mberthyer Shqiperine. Ndonese shkaktari i kesaj krize Edi Rama me veprimet dhe qendrimet e tij ka vendosur interesin e tij vetjak para interesave te qytetareve shqiptare, opozita dhe Partia Demokratike kane kerkuar gjithmone rrugen e dialogut te vertete dhe jo fasade per tu bashkuar ne luften kunder krimit, droges, korrupsionit dhe kthimit te shtetit ne garnizon elektoral te pushtetit, qe kercenojne asgjesimin e zgjedhjeve, demokracise dhe stabilitetit permes zgjidhjes se ofruar. Partia Demokratike dhe Koalicioni Opozitar rikonfirmojne gatishmerine e tyre duke ju pergjigjur pozitivisht fteses se Presidentit Nishani”, përfundon deklarata për median e opozitës shqiptare./CityNews

Lajmet e fundit nga