LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama nga Elbasani/Shqipëria nuk është ajo që duam

2 Maj 2017, 16:59, Aktualitet CNA

Kryeministri i vendit Edi Rama ditën e sotme në një takim që zhvilloi në Elbasan u bëri thirrje të gjithë të rinjve që të marrin edhe miqtë e tyre dhe të anëtarësohen në PS.

Rama gjithashtu tha se Shqipëria nuk është ngjyra-ngjyra, por kuq e zi.

“Ne duam të bëjmë shtet. Ne na pëlqen shumë ngjyra që keni veshur sot, në na pëlqen shumë ngjyra jonë, por për ne Shqipëria nuk është ngjyra ngjyra, por është kuq e zi. Shqipëria që kemi nuk është Shqipëria që ne duam. Të ndëshkohen ata që shkelin ligjin. Shteti bëhet duke vendosur drejtësinë në themel. Çadra po i bën rezistencë drejtësisë. Do të luftojmë për zhbllokuar vettingun”, përfundoi Rama./CityNews

Lajmet e fundit nga