LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kavaja dhe zgjedhjet e 18 qershorit në mbledhjen e sotme të KQZ

2 Maj 2017, 12:31, Aktualitet CNA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shyqrtoi dhe miratoi një sere projektvendimesh që lidhen me mbajtjen e zgjedhjeve në Kavajë, por edhe ato të 18 qershorit. Në deklaratën pë shtyp të KQZ citohen disa nga projektvendimet si ai: ?Për miratimin e Manualit të Punës së Grupit të Numërimit të Votave? , atë për caktimin e disa Vendeve të Numërimit të Votave për zgjedhjet për Kuvend, të datës 18 Qershor 2017?, si dhe vendin e Numërimit të Votave të ZAZ-së nr.9, nr.10, nr.11, Qarku Kukës e në ZAZ-së nr.20, nr.21, nr.22, nr.23, nr.24, nr.25, Qarku Durrës, në vendin e Numërimit të Votave të ZAZ-së nr.62, nr.63, nr.64, nr.65, nr.66, Qarku Berat dhe në ZAZ-së nr.74, nr.75, nr.76, nr.77, nr.78, nr.79, nr.80, Qarku Gjirokastër. Po ashtu ka miratuar lirimin dhe emërimin e anëtarit të KZAZ-së nr. 69, Qarku Korçë, për zgjedhjet për Kuvendin të datës 18 Qershor 2017?, si dhe projekt vendimin: ?Për verifikimin e deklarimeve në formularin e Vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumëemerore për Këshillat Bashkiak në zbatim të ligjit nr.138/2015, atë ?Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike?.

Ndërkohë KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakantë në këshillat bashkiak për: Zj. Lezina Vorfaj, Bashkia Mirditë, Qarku Lezhë dhe të Zj. Natasha Yzeiraj, Bashkia Fier, Qarku Fier.

KQZ vendosi shtyrjen e vendimmarrjes për projektvendimin, ?Për caktimin e disa Qëndrave të Votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqiperisë, të datës 18 Qershor 2017?./CityNews

Lajmet e fundit nga