LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Faktet/Lulzim Basha “hajduti” i ideve të Ben Blushit

2 Maj 2017, 14:00, Aktualitet CNA

Kryedemokrati Lulzim Basha vodhi sot idenë e tretë të kreut të LIBRA-s, Ben Blushi. Nga çadra e protestës, Basha tha se Republika e Re nuk do të ketë 140 deputetë, por do mjaftonin 100. Me këtë, kreu i demokratëve dëshmoi edhe njëherë se vazhdon të jetë ?peng? i ideve të Blushit, që prej nisjes së protestës, duke mos sjellë në fakt asgjë të re. Ai e nisi aksionin e tij opozitar më 18 shkurt, duke e etiketuar këtë lëvizje si ?Republikë e Re?. Pra, Basha e nisi që në fillim, duke vjedhur idetë e Ben Blushit, dhe edhe sot pas 74 ditësh në shesh, ai propozon nga çadra idenë e thënë prej tij.

Ben Blushi ka folur për Republikën e Re që më 6 shkurt të këtij viti, prej ku propozoi dhe 20 ide për vitin 2020, vit në të cilin, Blushi parashikonte lindjen e kësaj republike. Në këtë ditë, ai tha se në zgjedhjet e ardhshme nuk do të kontribuojë për një qeveri të re, por për Republikë të Re kundër Republikës së Vjetër të krimit dhe korrupsioni. Në propozimin e Blushit me 20 ide ishte jo vetëm Republika e Re, por edhe dy ide të tjera që i vodhi Basha. E para ishte ajo që Basha e tha sot në çadër, pra Parlament të përbërë nga 100 deputetë.

Ndërsa, vetëm pak ditë më parë, teksa politika po ?ziente? për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, Basha propozoi po nga çadra, që Presidenti të zgjidhej nga populli. Edhe kjo është një ide e propozuar nga Blushi, i cili madje ka paraqitur dhe amendament në Kuvend, si dhe nisi peticionin online me mbledhje firmash, për këtë nismë, që mori mbështetjen e shumë pak deputetëve, duke mbetur një ?ëndërr? në sirtar. Në atë kohë, Basha urdhëroi deputetët e tij të mos e votonin amendamentin e Blushit, por pak kohë më vonë ai do t?i rikthehej vetë kësaj ideje, duke e propozuar publikisht nga çadra./CityNews

CityNews iu sjell më poshtë shkrimin e plotë të Ben Blushit, me 20 idetë e tij për vitin 2020:

Nga Ben Blushi/ 20 ide për 2020

Lajmet e fundit nga