LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhen skenaret e opozitës/Aksioni të dielën në Kavajë

1 Maj 2017, 10:24, Aktualitet CNA

Partia Demokratike ka paralajmëruar një protestë të madhe më 7 maj, në qytetin e Kavajës, ku pritet të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme për kryebashkiakun e ri. Koalicioni Opozitar vijon prej më shumë se 70 ditësh betejën në shesh për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Asnjëra prej partive opozitare nuk është regjistruar në zgjedhje, me bindjen se ato nuk mund të zhvillohen pa garantuar votën e lirë, që sipas tyre, zgjidhja do ishte një qeveri teknike. Prova e parë dhe tepër e fuqishme pritet të jetë Kavaja.

Burime i thanë CityNews se opozita ka filluar organizimin për protestën e 7 majit, e cila pritet të jetë madhështore. Po këto burime, sqaruan për CityNews se ky tubim i madh ka disa skenarë.

Së pari, opozita do të spostojë protestën në qytetin e Kavajës, duke iu kërkuar qytetarëve të mos shkojnë të votojnë.

Së dyti, protestuesit do tentojnë të bllokojnë qendrat e votimit dhe më pas edhe bllokimin e KZAZ-ve të Bashkisë Kavajë. Ndërkohë, që eksponentë të opozitës po marrin në shqyrtim dhe ide e propozime të tjera.

Protestës madhështore të opozitës në Kavajë pritet t?i bashkohen me dhjetëra e mijëra aktivistë nga e gjithë Shqipërisë.

Kavaja shkoi në zgjedhje të parakohshme, pas shkarkimit të ish-kryebashkiakut Elvis Rroshi, i cili ishte subjekt i ligjit të dekriminalizimit./CityNews

Lajmet e fundit nga