LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekskluzive/BE dhe PPE nesër ultimatum opozitës

1 Maj 2017, 18:46, Aktualitet CNA

Dy ditë pas skadimit të afatit për regjistrimin e kandidatëve për deputetë të partive politike në zgjedhjet e 18 qershorit, opozita vazhdon me qëndrimin e saj për mosregjistrim dhe kërkesën për qeveri teknike.

Por burime zyrtare të CityNews bëjnë me dije se ditën e nesërme BE dhe PPE do të dalin me një deklaratë të fortë, ku do t?i kërkojnë opozitës shqiptare që të regjistrohet urgjentisht në zgjedhje dhe të mos bëhet faktor ndikues në destabilizmin e situatës politike në vend.

Nuk dihet qëndrimi që do të mbajë kreu demokrat, por CityNews ka mësuar se ai është duke komunikuar me faktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë në lidhje me atë çfarë do të ndodhë nesër./CityNews

Lajmet e fundit nga