LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkarkimi i gazetarëve nga deputeti i LSI/PD: Pronarët të lidhur me qeverinë!

30 Prill 2017, 18:57, Aktualitet CNA

Partia Demokratike ka reaguar pas shkarkimit nga detyra të dy gazetarëve në televizionin Channel 1, në Shkodër.

Duke dënuar këtë vendim, PD shkruan se urdhri për largimin e gazetarëve ka ardhur nga pronari i televizionit, Agron Cela, që është deputeti i Ilir Metës dhe një prej oligarkëve të mazhorancës, për shkak të një statusi në rrjetet sociale të gazetarit ku ai shprehte pakënaqësinë për zgjedhjen e Metës president.

?Kjo është nje formë e re dhe e prapranueshme e censurës, ku pronarët e lidhur me qeverinë kërkojnë të kontrollojnë dhe hapësirat personale të gazetarëve siç është Facebook?, thuhet në njoftimin e PD-së. Gazetari Simon Shkreli dhe bashkëshortja e tij u pushuan nga puna prej pronarit të televizionit në Shkodër, për një opinion në rrjetin social./CityNews

Lajmet e fundit nga