LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama e rendit të 9-ën në listën e PS/Ja vendimi i beftë i Prefektes së Vlorës

30 Prill 2017, 15:26, Aktualitet CNA

Prefektja e Vlorës, Etjona Hoxha, është tërhequr nga kandidimi për deputete e Partisë Socialiste. Vendimi i saj ka ardhur vetëm një ditë pas dorëzimit të listave me kandidatët për deputetë në KQZ.

Hoxha ka sqaruar se arsyeja e këtij vendimi ka të bëjë me renditjen në listën e PS. Ajo është e pakënaqur me këtë renditje, duke vendosur të tërhiqet.

Mbrëmjen e kaluar, Partia Socialiste zyrtarizoi listat me kandidatët për deputet në të gjitha qarqet.
Në Vlorë, Edi Rama do të jetë i gjashti në listën e kandidatëve që kryesohet nga Damian Gjiknuri, ndërsa prefektja Etjona Hoxha në vendin e 9. Ajo pretendon të ishte më lart në listën e kandidatëve./CityNews

Qarku Vlorë:
Damian Gjiknuri
Vilma Dello
Alket Hyseni
Vullnet Sini
Andrea Marto
Edi Rama
Edmond Leka
Fatmir Velaj
Etjona Hoxha
Ramuz Çuçi
Adrian Gurma
Elona Hodaj
Suela Kotolloshi

Lajmet e fundit nga