LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Namik Dokle reagon për përjashtimin nga lista/Mos ulni hajdut në vendin tim!

30 Prill 2017, 06:42, Aktualitet CNA

Partia Socialiste përjashtoi nga listat e kandidatëve për deputetë disa nga figurat kryesore dhe me më shumë kontribut në parti.

Njëri prje tyre ishte dhe deputeti Namik Dokle, i cili ka shërbyer në PS prej plot 27 vitesh si deputet.

Një ditë pas dorëzimit të listave në KQZ, ka reaguar deputeti Dokle, i cili uron që në vendin e tij të mos ulet një hajdut.

Ja reagimi i plotë:

27 VJET…
Pas 27 vjetve, pas 8 legjislaturave te panderprera ne Kuvendin e Shqiperise, ne vendin tim do te ulet nje deputet i ri. E uroj perzemersisht, cilidoqofte! (Vetem “aman” hajdut pulash te mos jete!) Pas 27 vjetve, nga zemra me buron…
MIRENJOHJE per ata mijera socialiste dhe njerez te mire pa dokumente partiake, qe me kane pritur zemerhapur, kane ecur e punuar bashke me mua dhe, ne disa raste, kane vene edhe jeten e tyre ne rrezik per te me mbrojtur nga falanga idjote politike.
ADMIRIM per deputetet e Grupit Socialist te viteve 1992-1997, te paperseritshem ne perkushtim dhe idealizem, me te cilet sollem per here te pare Partine Socialiste ne pushtet.
NDJESE per gjithe ata njerez me halle e veshtiresi ne jete, te cilet nuk munda, apo nuk dita, apo edhe nuk me lane t’i ndihmoja, kur kishin nevoje.
PERULJE dhe pendese per ata pak individe qe rralle…shume, shume rralle mund t’i kem lenduar.
FALJE per ata pak individe qe me kane lenduar, edhe pse lendimi “nuk harrohet kurre”!
Dhe…perqafime per ju miqte e fejsbukut!/CityNews

Lajmet e fundit nga