LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mos ul hajdut në vendin tim!/Berisha-Dokles: Rama të ka zëvendësuar me ...!

30 Prill 2017, 15:08, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar me deputetin e Partisë Socialiste, Namik Dokle. Ky i fundit u la jashtë listave të PS në zgjedhjet e 2017 nga kryeministri Edi Rama, pas 27 vitesh si deputet.

Në një reagim të tijin, deputeti Dokle uronte që të mos ulej në vendin tij ndonjë hajdut pulash. Në lidhje me këtë, ish-kryeministri Berisha shkruan se Namikut i ka mbetur ora në kohën e Dullës.

Ai deklaron se Rama e ka nderuar Doklen, pasi e ka zëvendësuar jo me hajdut pulash, por bankash.

?Namik te ka mbetur ora ne kohen e Dulles! Falendero Ramen sepse te ka nderuar, ai te ka zevenedesuar jo me hajdute pulash, por bankash!!
Te dashur miq, dje lexova ne media se Namik Dokle, themelues kryesor i Partise Siçiliste, pasi Edvin Kristaq Rama e perjashtoi nga listat e deputeteve, kercenoi ate duke i thene i ziu ti po me zevendesove me ndonje hajdut pulash!
Kjo shprehje miq perdorej ne kohen e diktatures se Dulles ku zakonishte gjeja me e çmuar per t’u vjedhur ishte ndonje pule.
Kurse ne kohen e Edvinit vjedhja e pulave nuk ekziston sepse eshte zevendesuar me vjedhjen e bankave.
Prandaj miq duket se Dokles i ka mbetur ora ne kohen e Dulles. Ai duhet te ndjehet krenar se Rama ne te vertet e ka zevendesuar jo me hajdute pulash por me hajdut bankash! Sb?, shkruan Berisha./CityNews

Lajmet e fundit nga