LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjithëkush ja ka me hile gjithëkujt

30 Prill 2017, 16:48, Aktualitet CNA

Shqipëria është një vend i mësuar të mos rij i qetë. Në të ka shpesh trazira, mosmarveshje,  mungesë qetësie etj. Në fakt kjo vjen për shkak të njerëzve që jetojnë në këtë vend. Gjithëkush ja ka me hile gjithëkujt, kjo një strategji për të rezistuar në këtë sistem monopol.

Të rezistosh ka vetëm një mënyrë, thjesht të shkelesh tjetërin dhe ta sulmosh atë.

Nga ana tjetër i shkeluri mban një hakmarrje në vete e cila si pas tij do te shprehet në momentin kur ky të ketë pushtet apo force mbi të.

Por realisht ky pushtet nuk do ti vijë kur të shkelurit, sepse situate e bërë monopol nuk e lejon kete të fundi të ngrejë kokë. Kudo në cdo vend të gjithë janë kundër të gjithëvë, në punëra të tjeshta, në politikë, në fe ose më mirë në çdo aspekt. Shoh shpesh njerëz që duan të bëhen kundër pa shkak kundrejt tjetrit me preteksin ?aaa ti mendon ashtu, por nuk është e vërtëtë?, kjo pa ndonjë arsye, por vetëm që ti kundervihet tjetrit.

Inati i brendeshëm, aftësia e rivalit, pozitiviteti, e çon një shqiptar ti kundervihet një tjetri. Është e shpeshtë të degjosh për një njeri të pasur ?që ky i ka bërë lekët më punë të pista, apo me droge? ndonëse ky i fundit mund ti ketë nxjerrë ato lek me mund dhe djersë.

Shqip fare e kemi në natyre ne shqiptarët këtë gjë. Por thashethemi është etapa e pare, me pas vjen demtimi që mund ti bëhet këtij personi nga ndonjë anë.

Por jo vetëm me pasanikët. Ne shqiptarët e kemi në natyre të jemi kundër gjithkujt që në momentin kur dikush ben një gjë mirë dikush ose do ta shaj atë ose do bëj të pa mundurtën që ta prishë.

Injoranca arrin deri në maksimum kur, komshiu bën një shtëpi dy katëshe ndërsa tjetri për inat të këtij komshiu ngre një shtëpi  tre katëshë. Mo po thjesht të jemi kundër dikujt pa c?të bëhet .

Një fjalë e urtë na thotë: ?më kollaj bashkohen dy male sesa dy shqiptarë?, ose një tjetër ?Një shqiptar është sa gjysma e botës, po dy? Po ranë dy shqiptar në një vend ata vetëm zihen? .

Po vërtëtë, kur janë bashkuar dy shqiptar për të mbrojtur interest e tyre, asnjëherë. Unë lë të digjem por ama do ti fry zjarrit që të digjet dhe komshiu. Kjo është filozofia që kemin në brëndësi në. E vërtëtë apo jo?! / Nga Armando Braho

Lajmet e fundit nga