LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet lista e "SFIDA" për Tiranën/Ja kandidatët për deputetë

29 Prill 2017, 12:21, Aktualitet CNA

Gjergj Bojaxhi është zgjedhur zyrtarisht kandidat i SFIDA për Shqipërinë në qarkun e Tiranës për zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit. Përmes një procesi një-anëtar-një votë, SFIDA për Shqipërinë ka zgjedhur kandidaturat e saj, ku në Tiranë kandidon edhe politologu Ermal Hasimja. E treta është zgjedhur Blerina Turdiu.

SFIDA ka vijuar duke dorëzuar sot e para në KQZ listat me kandidatët për deputetë. Kandidati Gjergj Bojaxhi falenderoi anëtarët e partisë për besimin.

?Dua të shpreh dy falenderime sot. Një për besimin që anëtarët më dhanë përmes votës së tyre. Dhe së dyti falenderoj gjithë anëtarë dhe vullnetatët që arritën të realizojnë për herë të parë në Shqipëri një proces votimi një-anëtar-një-votë kaq transparent dhe demokratik?, u shpreh Bojaxhi.

Ermal Hasimja u shpreh se procesi i votimit të brendshëm ishte parësor dhe krejt ndryshe nga çfarë ofron realiteti politik i këtyre viteve.

?Kemi parë dhe ende shikojmë sesi kryetarët vendosin si autokratë kandidaturat, në bazë të interesave personale dhe jo atyre partiake apo kombëtare. Në momentin që nuk ka demokraci të brendshme, kësisoj nuk mund të ketë demokraci edhe në mënyrën e qeverisjes?.

SFIDA për Shqipërinë thotë se do të jetë alternativa që ka munguar nga çfarë ka prodhuar politika e këtyre viteve dhe e duhura për përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve.

?Sot dorëzuam të parët listat me kandidatët tanë dhe shqiptarët tashmë e kanë kuptuar që SFIDA do të jetë një alternativë ndryshe në zgjedhjet e 18 Qershorit, ku çdo qytetar që ndihet i pakënaqur nga kjo politikë e këtyre viteve, do të ketë mundësinë të dëgjohet dhe të përfaqësohet denjësisht?, u shpreh kandidati Gjergj Bojaxhi.

SFIDA për Shqipërinë është shprehur se do të marrë pjesë në zgjedhje më 18 qershor, sepse sipas saj datat dhe rregullat nuk duhet të ndryshohen në pazaret e politikës./CityNews

Lajmet e fundit nga