LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmërimi i frikshëm i Artan Hoxhës: Nëse nuk zbardhet atentati në Sukth, do ketë viktima në radhët e Policisë

29 Prill 2017, 16:35, Aktualitet CNA

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka ngritur sot alarmin se sipas tij të tjera viktima do të shënohen, nëse nuk zbardhjet ngjarja kriminale ku humbën jetën ish-shefit të Krimit Ekonomik në Tiranë, Ervin Dalipaj dhe mikut të tij Juxhin Dauti.

I ftuar në emisionin ?Kjo Javë? të Nisida Tufës në ?News24?, Hoxha pohoi se shpreson që këto viktima mos të jenë në radhët e policisë.

?Nëse kjo ngjarje do të kalojë në një hetim me kohë afatgjatë, siç ishte ajo e Gazmend Collakut, të jeni të sigurt që do ketë dhe viktima të tjera. Shpresoj që mos të jenë në radhët e policisë?, tha Hoxha, shkruan ?BalkanWeb?.

Po ashtu ai tha detaje të reja sa i takon pistës së vrasjes së Dalipajt, ndërsa shtoi se ai bashkë me shokun e tij, Dalip, kishin lidhje me grupe kriminale të trafikut të drogës që ishin nën hetim.
?Ajo që është më interesantja në këtë histori, është fakti se më interesantja se kanë pasur lidhje me persona që janë në hetim për përfshijë në trafik narkotikësh. Ata dyshohet se kanë pasur marrëveshje me persona nën hetim për një ngarkesë 1 ton e gjysëm, para që nuk kanë shkuar në destinacion. Po heton prokuroria. Ervin Daljap për 6 muaj ka jetuar në Durrës, pasi ka pasur informator dhe që nuk do prekej. Organit të akuzës i del një punë e madhe?, theksoi ai./BalkanWeb

Lajmet e fundit nga