LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një oficer policie i përfshirë në atentatin me dy viktima në Sukth

29 Prill 2017, 16:52, Aktualitet CNA

Të tjera detaje janë zbuluar pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Sukth, pak ditë më parë, ku mbetën viktima ish-shefi i Krimit Ekonomik në Tiranë, Ervin Dalipaj, dhe Juxhin Dauti.

I ftuar në emisionin ?Kjo Javë? të gazetares Nisida Tufa në Neës24, gazetari Arnta Hoxha thotë se në ngjarje dyshohet se janë të përfshirë zyrtarë të lartë të policisë.

Sipas tij, nën hetim është dhe një officer i lartë, që merret me sektorin e ngjarjeve të rënda, i cili nuk është paraqitur në detyrë prej ditësh.

Gazetari Hoxha nuk përmendi emra, pasi sipas tij, do të dëmtoheshin hetimet.

?Kjo është një ngjarje e rëndë, dhe kam thënë që kemi të bëjmë me një zyrtar tjetër të policisë. Makina që përdorën viktimat ishte shumë e shpejtë dhe vështirë ta neutralizoje me një mjet të thjeshtë. Kamerat e sigurisë nuk janë kontrolluar ende të gjitha, se duhen ndjekur lëvizjet minutë pas minute. Nuk ka pasur shumë bashkëpunim mes bizneseve të zonës, pasi kanë pasur frikë. Ka një seri ngjarjesh që mbeten pa autor dhe prandaj dëshmitarët kanë frikë, nuk kanë më besim. Rezultojnë të implikuar në këtë histori edhe zyrtarë të lartë të policisë. Një nga oficerët e policisë, është drejtues që merret në sektorin e ngjarjeve të rënda, nuk është paraqitur në detyrë, ka disa ditë. Është në listën e personave që duhet të paraqiten. Kam emra, por nuk i jap se dëmtoj hetimet.Ata ishin të dy me të shkuar jo të mirë?, tregoi Hoxha./CityNews

Lajmet e fundit nga