LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush është pazari i fëlliqur i Ramës?!/Basha: Na ushtrojnë presion për …!

29 Prill 2017, 17:00, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ashpërsuar tonet ndaj mazhorancës. Në rrjetet sociale, Basha paralajmëron se gjërat do të shkojnë keq e më keq nëse republika e vjetër do vazhdojë të ekzistojë.

Ai thekson se ka presion ndaj PD dhe opozitës, që të bëhet pjesë e pazarit të fëlliqur të republikës së vjetër për një proces zgjedhor të paracaktuar nga krimi dhe droga.

Më tej, kreu i demoratëve shpreh bindjen se do t?i thotë jo deri në fund këtij pazari.

?Nëse republika e vjetër do të vazhdojë të ekzistojë, gjërat do të shkojnë keq e më keq, me një tjetër parlament dhe një tjetër qeveri të zgjedhur jo nga populli me votën e lirë, por nga krimi, droga dhe paratë e korrupsionit. Ftesa ndaj opozitës, Partisë Demokratike dhe meje dhe presioni ndaj nesh që të bëhemi pjesë e pazarit të fëlliqur të republikës së vjetër ka për qëllim që ne të bëhemi alibi dhe perde për një proces zgjedhor të paracaktuar nga krimi dhe droga. Ne i kemi thënë jo. Unë i them jo e do të vazhdoj ti them jo deri në fund.
Rruga e vetme e drejtë është që ne të vazhdojmë betejën tonë për votën e lirë, themelin e bashkëjetesës demokratike. Përpjekja jonë është një sakrificë tashmë 71 ditore. Unë nuk mund premtoj se sa do të zgjasë kjo sakrificë. Unë nuk premtoj dot se mund ta bëj më të lehtë këtë betejë. Por unë kam premtuar para bashkimit tonë qytetar dhe para Zotit se në qoftë se jemi të bashkuar, nëse jemi të vendosur, nëse jemi të frymëzuar nga interesi ynë i lartë demokratik, patriotik, kombëtar për të siguruar me çdo kusht zgjedhje të lira dhe të ndershme, ne do të fitojmë, qytetarët do të fitojnë, Shqipëria do të fitojë. #NgrihemiBashke #ZgjedhjeTeLira #RepunlikaeRe?, shkruan Basha./CityNews

Lajmet e fundit nga