Connect with Us

Kthesë në hetimet për vrasjen e Sukthit/Dyshime për një grup kriminal në Durrës

Aktualitet

Kthesë në hetimet për vrasjen e Sukthit/Dyshime për një grup kriminal në Durrës

Publikuar

-

Hetimet për vrasjen e ish- shefit të Krimit Ekonomik të Policisë së Tiranës, Ervin Dalipaj, si dhe mikut të tij, Juxhin Dauti, janë drejtuar mbi një grup kriminal që dyshohet se ka aktivitet në zonën e Durrësit. Kjo është një prej pistave që po heton policia lokale në lidhje me atentatin e dyfishtë ndodhur mesditën e të martës në rrugën dytësore Vorë Sukth, ku mbetën të vrarë Dalipaj dhe Dauti.

Hetuesit nuk japin detaje për shkak të sekretit hetimor, por dyshojnë se dy viktimat kanë rënë pre e një hakmarrjeje nga një grup kriminal që dyshohet se ka pasur lidhje me Gazmend Çollakun.

Burimet e TV Klan thonë se kjo hakmarrje lidhet me plagosjen e Denis Shtrazës pak muaj përpara se të rrëmbehej Gazmend Çollaku e më pas të ekzekutohej në fshatin Murqin të Krujës. Përplasjen mes Shtrazës dhe Çollakut e ka konfirmuar zyrtarisht edhe Prokuroria për Krime të Rënda.

Hetuesit thonë se po verifikojnë të gjitha përplasjet mes grupeve kriminale duke përfshirë disa ngjarje të rënda të ndodhura vitin e fundit. Një prej tyre është vrasja e Ervin Kodrës dhe Endri Çaushajt të vrarë, mbrëmjen e të dielës së 22 dhjetorit 2016 në afërsi të një lokali pranë portit të Durrësit. Edhe pse dyshimet e policisë kanë qenë të forta, se këto vrasje kanë pasur lidhje mes tyre, ende nuk janë gjetur prova të forta që identifikon autorët e mundshëm të këtyre krimeve.

LEXO EDHE:  Tronditet Prizreni/ Ekzekutohen brenda banesës burrë e grua

Policia e Durrësit po heton edhe pistën e hakmarrjes që lidhet me vrasjen e Fation Banit në Vlorë nga Juxhin Dauti. Policia ka shoqëruar dhjetëra persona të dyshuar apo që mund të kenë pasur informacione në lidhje me krimin. Të enjten dhe të premten, të ndihmuar nga njësitë e RENEA-s, policia e Durrësit kreu një sërë kontrollesh në Shijak dhe Durrës me qëllim gjetjen e provave që mund të ndihmojnë në zbardhjen e vrasjes së dyfishtë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vakancat në Gjykatën Kushtetuese/ KED i hap rrugë Altin Binajt, “vë pritë” për dy të tjerë

Publikuar

-

Nga

Gjyqtarin e përjashtuan nga gara për në Kushtetuese/ Rrëzohet vendimi i KED

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka lejuar lejon kandidimin e Altin Binajt për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Mësohet se KED ka ndaluar të kandidojë në Gjykatën Kushtetuese Artan Spahiun dhe Dedë Kasnecin.



Vijon…

LEXO TE PLOTE

Kronika

Atentati ndaj Preng Gjinit/ Artan Hoxha tregon detajet e reja, çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

Publikuar

-

Nga

Atentati ndaj Preng Gjinit/ Artan Hoxha tregon detajet e reja, çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbardhur detaje të reja nga atentati me eksploziv që tronditi mbrëmë kryeqytetin.

Në një intervistë për ABC news, Hoxha tha se mina ishte e vendosur në krahun e pasagjerit, ndërkohë që objektivi ka qenë në timon.

“Nga të dhënat që kemi rezulton se eksplozivi është vendosur në krahun e pasagjerit, ndërkohë objektivi ka qenë në timon.

Është fat që makina me të cilin ka ndodhur atentati e ka marrë shumë pak minuta para se të ndodhte atentati.

Fakti që shpërthimi është bërë sa ka hyrë në urë ka minimizuar dëmet, Nëse do të ndodhte qoftë edhe 15 metra bë brendësi dëmi do të ishte edhe më i madh, qoftë edhe për njerëzit e pafajshëm.



Duke e ditur që nuk mund t’i afroheshin me kollaj Preng Gjinit, kanë gjetur pikën e dobët, pikërisht momentin kur lëvizte me makinën e djalit të hallës, Fatjon Dautit.

Ai parkonte makinën e tij dhe merrte makinën e djalit të hallës. Ata kanë ruajtur momentin, kanë zbuluar që në qytet lëvizte me makinën e djalit të hallës.

LEXO EDHE:  Zjarri i fuqishëm përfshin disa banesa në qendër të Durrësit/ Zjarrfikëset “luftë” me flakët

LEXO EDHE:  Foto-U vra në Spanjë/ Autopsia tregon torturat që i janë bërë shqiptarit

Nga informacionet që kam, janë gjetur kamerat ku është vendosur eksplozivi. Makina në të cilën ka ndodhur shpërthimi, dje ka qenë në Lushnje dhe nuk mund të lëvizë makina me minë poshtë, në Shqipëri. Prandaj këmbëngulja se mina është vendosur dje.

Përse u vendos në krahun e pasagjerit?- Sepse në qytet ka rezultuar se ai qëndronte në  sediljen e pasagjerit dhe jo të shoferit. Kjo ka bërë që eksploziv të vendosej në krahun e pasagjerit. Ndërkohë ai dje ka dalë vetë në timon. Shpërthimi ka shkatërruar motorin makinës dhe nuk i ka marrë jetën.

A mund ta anulonin atentatin, kur panë që ishte ulur në krahun e shoferit, por kanë menduar që nuk do të kishin rast të dytë për ta goditur”, tha Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Situata me zjarret në vend/ Paralajmëron Xhaçka: Nuk do kursehen shkaktarët

Publikuar

-

Nga

Situata me zjarret në vend/ Paralajmëron Xhaçka: Nuk do kursehen shkaktarët

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në vend.

Sipas asaj që shkruan ministrja përmes rrjeteve sociale, në vendin tonë janë djegur sipërfaqe me pyje dhe kullota në 8 qarqe të vendit.

Ajo shton se janë angazhuar në terren dhjetëra efektivë të FA-së për disa operacione në Fier, Shkodër, Vlorë, Tiranë dhe Lezhë.



Xhaçka nuk ka nguruar të paralajmërojë të gjithë ata individë që vendosin qëllimisht zjarrin duke u thënë se Ligji “Për mbrojtjen Civile” nuk ka për t’i kursyer dhe se do të përgjigjen para ligjit për veprimet e tyre të papqërgjegjshme.

“Flakët e shkaktuara nga dora e njeriut më shumë sesa nga temperaturat e larta, kanë prekur sipërfaqe të tëra me pyje e kullota në 8 qarqe të vendit. Dhjetëra efektivë të Forcave të Armatosura, të pajisur me mjetet e veshjet e posaçme kundër zjarreve janë angazhuar në disa operacione në Fier, Shkodër, Vlorë, Tiranë, Lezhë etj, ditë e natë, për shuarjen e zjarreve që fatmirësisht nuk kanë cenuar sigurinë e banorëve në këto zona. Angazhimi i FA nga toka e ajri do të jetë i pakursyer në të gjitha rastet kur, sipas ligjit, pushteti vendor ka ezauruar të gjithë kapacitetin me njerëz e mjete. Ligji “Për mbrojtjen Civile”, të cilin e kemi miratuar një vit më parë e që përben një prej elementëve më të rëndësishëm të reformës në fushën e emergjencave civile, nuk kursen as pushtetin vendor në rast se nuk i përgjigjet situatave të emergjencës,  por as individët që i vënë zjarrin kullotave e pyjave, duke shkaktuar miliona lekë dëm të pasurisë kombëtare”, shkruan Xhaçka.

LEXO TE PLOTE