Connect with Us

Ilir Meta dorëhiqet nga posti i kryetarit të LSI-së

Aktualitet

Ilir Meta dorëhiqet nga posti i kryetarit të LSI-së

Publikuar

-

Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp paraditen e së shtunës, një ditë pas zgjedhjes president. Ai njoftoi se do të lërë postin e kryetarit të LSI-së para kohe. “Pas konsultimeve me këshilltarët juridikë, edhe pse detyrimet e mia si president i ardhshëm nisin pas betimit në 24 korrik, e deri atëherë mund të vijoj me angazhimet e mia politike dhe institucionale. Ju bëj të ditur se do jem kryetar i Kuvendit deri në ditën e betimit si president i vendit, do të jap dorëheqjen para betimit, për arsye të vetë lidhjes mes dy institucioneve edhe në planin kushtetues dhe institucional, por edhe për faktin se të enjten e ardhshme do të jetë seanca e fundit plenare.

Për të gjitha këto arsye do të jem në këtë detyrë deri para betimit si president. Së dyti, edhe pse mund të jem kreu i LSI deri në 23 korrik, kam vendosur që sot në mbrëmje pas përfundimit të listave, të heq dorë nga ky funksion dhe nga gjithë funskionet drejtuese në LSI. Emri në listë do të jetë ai i nënkryetarit, Petrit Vasili. Po ashtu, jap dorëheqje nga detyrimet dhe funksionet edhe brenda koaliciont, që i kalojnë Petrit Vasilit”, tha Meta. Meta tha se në listën e partive që dorëzohen dhe publikohen nga KQZ, në krah të LSI nuk do jetë emri i tij, por ai i Petrit Vasilit, i cili merr drejtimin e kësaj force politike.

“Nga ana etike nuk është mirë që të bëj premtime në emër të LSI. Të gjitha kompetenca do t’i kalojnë zotit Vasili. Kjo nuk ja të bëjë me faktin se unë po e lë në baltë LSI-në, absolutisht, por çdo forcë duhet të jetë pjesë e një modeli demokratik”, tha Meta. Në lidhje me bojkotin e opozitës, Meta theksoi se është i gatshëm të takohet me kryetarin e opozitës Basha dhe me cilindo faktor tjetër politik në të mirë të situatës politike në vend.

LEXO EDHE:  Meta publikon foto me Fahri Balliun/ Qytetarët e “masakrojnë” me komente: Miza ka gjetur m*tin

“Opozita duhet të marrë pjesë në zgjedhje dhe të kontribuojë në orët e ditët në vijim, me qëllim që të rrisim besimin te qytetarët dhe të kthehet qetësia në vend”, u shpreh Meta./Citynews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Forumi Ekonomik Rajonal/ Firmosen tre marrëveshjet e mëdha në Shkup

Publikuar

-

Nga

Forumi Ekonomik Rajonal/ Firmosen tre marrëveshjet e mëdha në Shkup

Në mbledhjen e Forumit Ekonomik Rajonal në Shkup, kryeministri Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë firmosur tri marrëveshjet e mëdha.

Mobilizimi i tre vendeve për katastrofat natyrore, lehtësimi i importit dhe eksportit dhe qarkullimi i lirë në tregun e punës, këto janë tre marrëveshjet që u frimosën në Forumin Ekonomik Rajonal.

Pas firmosjes së marrëveshjeve është prezantuar emri i nismës ‘Ballkani i Hapur’ dhe nuk do të përdoret më termi që i është referuar deri më tani.

LEXO EDHE:  Meta nuk i njeh Listat e Hapura/ Do zgjedhë Kryeministrin që do vetë

LEXO EDHE:  Meta nuk i njeh Listat e Hapura/ Do zgjedhë Kryeministrin që do vetë

3 marrëveshjet e firmosura

1-Marrëveshja për mobilizimin e të tre vendeve për sa u përket përballimit të katastrofave natyrore. Nëse një katastrofë natyrore godet një vend, do të mobilizohen të tre për të ndihmuar.

2-Marrëveshje mirëkuptimi për të lehtësuar importin dhe eksportin e mallrave. Kjo do të eliminojë barrierat dhe do të ndihmojë në rritjen e ekonomisë së vendeve.

3-Marrëveshje për qarkullim e lirë në tregun e punës. Mundësimin e qasjes së lehtë në tregun e punës dhe marrjen e lejeve të qëndrimit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

I nxehti vazhdon edhe në Gusht/ Temperaturat e larta mbi 40 gradë Celsius

Publikuar

-

Nga

Temperaturat “thyejnë” termometrin/ Nga e hëna i nxehti afrikan ‘godet’ Shqipërinë

Sipas Meteoalb, i nxehti afrikan do të vijojë edhe në në muajin e ardhshëm. Parashikohet se me datën 1 Gusht, temperaturat do të ngjiten derim 42 gradë Celsius.

Ndërkohë që ditët e fundit të muajit Korrik priten të mbyllen me temperatura të larta gjithashtu, deri në kufirin e 40 gradë Celsius./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Afera me inceneratorët/ SPAK ka prova të korrupsionit në Fier

Publikuar

-

Nga

Qyteti i Fierit, mëngjesin e djeshëm është zgjuar nën pushtetin e tymit, për shkak të djegies së mbeturinave urbane.

Edhe sot është e njëjta situatë, qyteti shfaqet i nxirë nga bloza dhe njerëzit në rrugë mezi dallojnë njëri tjetrin, ndërsa automjetet janë të detyruar të lëvizin me drita të gjata. (Lexo këtu)

Sot  CNA.al publikoi një tjetër video të djegies së plehrave, ndërkohë që jepen 30 milionë euro për inceneratorin e Fierit

Inceneratori duhej të kishte nisur nga puna shumë muaj më parë, ashtu siç Kryeministri Edi Rama  kishte premtuar më herët.

Por, sot jemi në kulmin e sezonit turistik, jemi në fund të Korrikut dhe qyteti i Fierit është i mbuluar nga tymi.

Prej dy ditësh po digjen plehrat në Mbrostar, duke kryer kështu një krim mjedisor. (Lexo këtu)

Në vend që këto plehra të digjeshin nga inceneratorët, sot po rrezikojnë jetën e qytetarëve të Fierit, të cilët janë detyruar të largohen edhe nga shtëpitë, nga tymi dhe bloza e mbeturinave.

Zona e mbetjeve duhej të kthehej në një park të gjelbër, por sot plehrat po digjen dhe inceneratori ka mbetur në tentativë, dhe as po funksionon dhe s’dihet se kur do të funksionojë, megjithëse shqiptarët kanë paguar miliona.

LEXO EDHE:  Skenarët/ Çfarë kërkon Ilir Meta

LEXO EDHE:  Skenarët/ Çfarë kërkon Ilir Meta

SPAK-u ka prova të korrupsionit në Fier. Drejtuesi i SPAK Arben Kraja, mund të shkojë me makinë dhe të shikojë provën e aferës korruptive të  inceneratorëve.

Nëse vërtet SPAK është për drejtësi ashtu siç trumbeton, atëherë, Arben Kraja dhe prokurorët e tij, të marrin rrugën drejt Fierit, ndonëse do të jenë të detyruar të udhëtojnë në qytet me drita të gjata, por nga ana tjetër mund të sigurojnë provat për të cilat flasin se mbështeten.

Çfarë ka ndodhur me 30 milionë eurot e inceneratorit, pse nuk ka përfunduar, kush abuzoi me taksat e qytetarëve dhe më pas mori gucimin ti çojë ata drejt helmimit dhe vdekjes, duke iu vënë flakën mbeturinave?

Janë të gjitha këto pyetje por edhe më tepër që SPAK duhet t’u japë përgjigje dhe të hedhë dritë mbi aferën korruptive të inceneratorëve, duke çuar para drejtësisë përgjegjësit, kushdo qofshin ata.

Video që CNA.al ka sjellë dje dhe sot janë prova që hedhin dritë mbi aferën korruptive të inceneratorit të Fierit.

LEXO TE PLOTE