Connect with Us

Gjinushi: LSI doli jashtë loje/Konfirmon Tom Doshin në krye të listës së PSD për Shkodrën

Aktualitet

Gjinushi: LSI doli jashtë loje/Konfirmon Tom Doshin në krye të listës së PSD për Shkodrën

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, deklaroi se pas zgjedhjes së Ilir Metës president, PS nuk ka më nevojë të qeverisë me LSI-në. Në fjalën e tij, Gjinushi u shpreh se zgjedhja e Metës si President ishte një skenar i përfolur dhe më parë, por jo për tani. Më tej, Gjinushi shtoi se gjithashtu PD mbeti jashtë loje për zgjedhjet, dhe tashmë PS nuk ka më nevojë për LSI-në duke e nxjerre dhe LSI jashte loje. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24, kreu i Partisë Social­ Demokrate, Skënder Gjinushi ka treguar se pse në krye të listës së tij në Shkodër qëndron emri i Tom Doshit. Sipas tij, Doshi e ka treguar se ka mbështetje të madhe në Shkodër, dhe mbështetjen e vë në shërbim të njerëzve.

LEXO EDHE:  Avokati i Tom Doshit tregon të vërtetën/Çfarë ndodhi në vitin 1990

Tom Doshi po kandidon nën siglën e Partisë suaj?

Po , është i pari në listën e Shkodrës, kandidaturë më të mirë s’mund të gjenim. Ka treguar që ka mbështetje, di ta rikthejë mandatin e njerëzve. E vë në shërbim të njerëzve. Është nga figurat më të pranuara.

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nishani tregon strategjinë/ Si mund të rikthehet PD në pushtet

Publikuar

-

Nga

Nishani tregon strategjinë/ Si mund të rikthehet PD në pushtet

Ish-presidenti Bujar Nishani, anjëkohësisht kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, ka komentuar rezultatin zgjedhjeve të 25 prillit që solli humbjen e demokratëve.

I ftuar në ‘Opinion” ai tha se opozita ka një problem shumë të madh, pasi sipas tij nuk ka arritur që të fitojë besimin e shumicës së shqiptarëve.

Ish-presidenti ka treguar dhe mënyrat se si mund të forcohet PD, në mënyrë që të rikthehet në qeveri.

“Ndryshimi i madh që u bë në vitin 2005, erdhi pikërisht për këtë që ofroi personalitete, po ashtu unifikoi idenë.

Ishte etje për opinionin publik që kishte të bënte me luftën kundër korrupsionin. Ky është një problem i madh, pasi nuk ke arritur që të fitosh besimin e shumicës së shqiptarëve.

 Çështja e mungesës së besimit të publikut është një problem që ekziston.  PD dhe aleatët e saj kanë pasur problemin më të madh se nuk kanë depërtuar tek pjesa e heshtur e publikut.

Mua nuk më intereson fare se çfarë mendon Rama, ai e bën në interes të synimit politik të tij. Mua më intereson që e djathta, duke bërë dhe analizën, të kalojë në atë që është një spektër. Në këtë spektër duhet të përfshirë programet, idetë dhe interesat e pjesës së popullsisë që është sot më aktive”, tha Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Deputetët janë të nënshtuar ndaj kryetarit”/ Mentor Kikia: Çdo Parlament do jetë më i mirë se ky që është

Publikuar

-

Nga

“Deputetët janë të nënshtuar ndaj kryetarit”/ Mentor Kikia: Çdo Parlament do jetë më i mirë se ky që është

Gazetari Mentor Kikia ka komentuar mbrëmjen e sotme zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 25 prillit, nga të cilat PS arriti të merrte mandatin e tretë.

Në një intervistë për A2 Kikia u shpreh se shqetësim është integriteti publik për ata që shkojnë në Parlament, duke shtuar se problem i deputetëve shqiptarë është nënshtrimi ndaj kryetarit dhe u mungon kurajoja për të kundërshtuar një ligj apo vendim që bie ndesh me interesin publik.

Sipas tij, ky Parlament do të jetë shumë më i mirë se Parlamenti që po lëmë pas.

Parlamenti detyrën parësorë e ka bërjen e ligjeve dhe njerëzit që vijnë nga jurisprudenca, janë të domosdoshëm, por përtej profesionit që ka secili prej ligjvënësve ata duhet të kenë një staturë publike. Parlamenti nuk është akademi shkencash, që të kemi ajkën e shoqërisë apo inteligjencën. Ata janë përfaqësues të popullit më shumë se elita e kombit.

Është një kategori profesionistësh që udhëheqin procesin e ligjbërjes por ajo që më shqetëson është integriteti publik. Njerëz që pavarësisht statusit profesional kur shkojnë në parlament nuk janë asgjë më shumë se njerëz të bindur të kryetarit, kjo e zhvlerëson këtë njeri.

Mua më duhet njeriu me integritet që kur qeverisa sjell një ligj që bie ndesh me interesat e publikut të kenë kurajon publike e qytetare që kjo nuk bën dhe duhet ndrequr. Por na rezulton që janë të nënshtruar nga vullneti i kryetarit dhe nuk na hyn në punë diploma, nëse do flasim për cilësi parlamenti. Çdo parlament do jetë më i mirë se ky që po lëmë“, tha ai për A2./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas përplasjeve me Vasilin/ Luan Rama rikthehet në Vlorë: Rezultati nuk na e shpërbleu punën

Publikuar

-

Nga

Pas përplasjeve me Vasilin/ Luan Rama rikthehet në Vlorë: Rezultati nuk na e shpërbleu punën

Nënkryetari i LSI-së dhe drejtuesi politik për këtë parti në qarkun e Vlorës, është rikthyer në qytetin bregdetar pas përplasjeve me Petrit Vasilin dhe injorimit të Monika Kryemadhit.

Pavarësisht se nuk mundi të fitojë mandatin e deputetit, Rama ka falenderuar koordinatorët dhe shtabet elektorale të LSI-së me të cilin punoi gjatë fushatës.

Në një status në rrjetet sociale, ai deklaron se ekipet e LSI-së janë të mbushura me djem dhe vajza të mrekullueshëm.

“Përsëri në Vlorë: Mirënjohje për angazhimin dhe punën me përkushtim. Përsëri në Vlorë, për të falenderuar me gjithë zemër dhe për t’ju shprehur mirënjohjen dhe respektin të gjithë koordinatorëve të LSI-së dhe shtabeve elektorale të saj që punuan me shumë pasion dhe përkushtim.

Pavarësisht rezultatit që nuk shpërbleu punën e bërë përballë makinerisë kriminale të pushtetit, ekipet e LSI-së të mbushura me djem dhe vajza të mrekullueshëm, ia dolën të fitojnë respektin dhe mirënjohjen e qytetarëve, çka është një motiv më shumë për të qenë të bashkuar dhe për t’u bërë zëdhënës dhe mbrojtës të interesit qytetar.

I detyruar përulësisht ndaj të gjithë veprimtarëve të LSI-së dhe qytetarëve të Vlorës, Sarandës, Himarës, Selenicës, Delvinës, Finiqit dhe Ksamilit, unë nuk do të resht së foluri për problemet e tyre, për të përligjur respektin dhe mbështetjen e me zemër që më dhanë”, shkruan Luan Rama./ CNA.al

Petrit Vasili e “nxjerr jashtë loje”/ Luan Rama: Shqiptarët duhet të mësojnë të vërtetën

LEXO TE PLOTE