LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“STOP”, mbështetje për njerëzit në nevojë

28 Prill 2017, 20:28, Aktualitet CNA

Pas transmetimit të rastit të Joelit të vogël, në emisionin ?STOP?, kanë reaguar edhe qytetarët për t?i ardhur në ndihmë. Joeli është operuar dhe stafi i emisionit i ka siguruar aparat aspirimi dhe krevat ortopedik.

Pronari i kolegjit ?Eneida?, Musa Lusha, Bertilda Çuko kanë ofruar ndihma monetare për të voglin, ndërsa rrjeti i dyqaneve A&M veshje dhe Globe elektroshtëpiake. Prindërit e Joelit falenderojnë emisionin ?STOP? për solidaritetin, si dhe të gjithë ata që kontribuan.

Një tjetër rast ndihme vjen për 60 ? vjeçarin, Kamber Merxho. Shoqëria Gazra Teknike Shqiptare GTS, pjesë e Soul group, pas thirrjes së Kamberit për oksigjen, ia ka siguruar atë për sa kohë të ketë nevojë. Ndihma kanë dërguar edhe qytetarët Robert Çifligu, Amet Buçi, Luan Shehu dhe Bertilda Çuko.

Joel Hyseni i është nënshtruar një operacioni dhe për të janë ofruar ndihma të ndryshme.

Musa Lusha, pronari i kolegjit ?Eneida?, së bashku me kolektivin kanë ofruar shumën prej 30.000 lekësh, ndërsa Bertilda Çuko 80 dollarë, për të ndihmuar sadopak kushtet e vështira ekonomike të familjes Hyseni. Rrjeti i dyqaneve A&M ka ofruar veshje të ndryshme për Joelin, ndërsa Globe disa elektroshtëpiake të nevojshme.

Shoqëria Gazra Teknike Shqiptare GTS iu përgjigj thirrjes së 60 ? vjeçarit, Kamber Merxho për oksigjenin, që ai e ka aq shumë të nevojshëm.

?Falenderoj shoqërinë GTS, që bëri të mundur gjetjen e oksigjenit për mua, për sa kohë të kem nevojë. Megjithatë unë prisja që shteti të më ndihmonte, por shteti nuk bëri asgjë. Falenderoj dhe të gjithë ata që kanë kontribuar për mua.?

Qytetarët Robert Çifligu, Amet Buçi, Luan Shehu dhe Bertilda Çuko kanë ofruar ndihmë monetare për Kamber Merxho.

Falenderojmë të gjithë, të cilët u sensibilizuan me nismën e emisionit ?STOP? dhe kanë kontribuar me dëshirën e tyre për të ndihmuar sado pak personat në nevojë./tvklan.al

Lajmet e fundit nga