LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta President/Sulmon Artan Hoxha: Ç’po bën Kel Balili tani! Po qeshin dhe çakejtë!

28 Prill 2017, 13:57, Aktualitet CNA

Gazetari Artan Hoxha ka vijuar sulmet për zgjedhjen e Presidentit të ri, i cili pritet të jetë Ilir Meta. Në rrjetet sociale, gazetari Hoxha është treguar tepër kritikë me këtë emër, duke ngushëlluar me ironi të gjithë ata që thirrën ?Meta kryeministër?, si dhe opozitën që u fut në çadër me shpresë, sipas tij, se do t?i sillte në pushtet.

Ndërkohë, Hoxha nuk harron pa sjellë në kujtesë edhe trafikantin Klement Balili, i cili është përfolur në media për një lidhje të mundshme me Ilir Metën. Referuar kësaj, gazetari deklaron se Kel Balili është duke u shkri së qeshur tani.

?A e mbani mend si i tha Krajli Serbise, Hamza Kastriotit te filmi “Skenderbeu”…. “Dhe cakejt nder male do qeshin me ty”…. Ndersa Kel Balili eshte duke u shkri se qeshuri qe tani…. Kampionati vazhdon, kjo ishte thjesht ndeshja e radhes…?, shkruan Hoxha./CityNews

Lajmet e fundit nga