Connect with Us

Meta President?/Ja çfarë do të ndodhë sot në Parlament

Aktualitet

Meta President?/Ja çfarë do të ndodhë sot në Parlament

Publikuar

-

Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta pak kohë më parë kur flitej se kush do të bëhej President, e kishte hedhur kategorikisht poshtë se do të ishte ai, madje duke e shprehur me bindje të plotë.

Por siç shpesh ndodh ndër politikanët, “kriza politike” në Shqipëri solli surprizat e saj, pikërisht në momentin kur nuk pritej.

Pasi të gjitha procedurat formale ndërpartiake kanë përfunduar, Ilir Meta pritet të shpallet sot zyrtarisht presidenti i Shqipërisë. Pas djegies së tre raundeve, ndërsa pritej që vendi të shkonte në zgjedhje të parakohshme, deklarata dhe kërkesa e djeshme e Partisë Socialiste, ndaj Ilir Metës, bëri që Presidentit të ardhshëm t’i tundet karrigia dhe të vendoste përfundimisht për fatin e tij dhe të partisë së tij, LSI.

LEXO EDHE:  “Opozita bllok kundër Reformës në Drejtësi”/ Frrok Çupi zbulon “planin” e Metës

Ditën e sotme në orën 17:00 do të zhvillohet raundi i katërt, i zgjedhjes së Presidentit, i cili kërkon 76 vota. Me kandidaturë të LSI dhe pëlqim unanim të PS-së, Ilir Meta do të jetë presidenti i ardhshëm i Shqipërisë./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Publikuar

-

Nga

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Ish-deputeti i PD-së Arben Imami, nuk i ka kursyer kritikat për kryetarin e opozitës Lulzim Basha, pasi humbi zgjedhjet parlamentare me rezultat të thellë.

Imami ka bërë një krahasim të shkurtër me ish-kryeministrin dhe ish-liderin historik të PD-së Sali Berisha, ku deklaroi se këtë të fundit pavarësisht se e sulmonin, edhe e donin.

Ai tha se e kundërta ndodh me Bashën, për të cilin theksoi se po tallen me të se nuk fiton dot kundrejt kryeministrit Edi Rama.

LEXO EDHE:  Gazetari letër publike Berishës/ Doktor të lutem kalo mbi trupin e Lulit

LEXO EDHE:  Ilir Meta, nuk bën dot kongres

“Berishën e sulmonin, nuk  kanë lënë fjalë pa i thënë, e urrenin shumë, por e donin shumë. Problemi është që këtë nuk e urren njeri, me këtë tallen. Nuk fiton dot. Unë e kam ditur para 2 vjetësh”, nënvizoi ish-deputeti në emisionin “Zonë e Lirë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Grupi për PD” i stimuluar nga Rama?/ Arben Imami i përgjigjet ‘gojëve të liga’: Basha nuk të zhgënjen…

Publikuar

-

Nga

“Grupi për PD” i stimuluar nga Rama?/ Arben Imami i përgjigjet ‘gojëve të liga’: Basha nuk të zhgënjen…

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami ka komentuar situatën politike në vend duke u ndalur tek “Grupi për PD-në”.

I ftuar në ‘Zonë e Lirë” ai u pyet se si do i përgjigjesh gojeve të liga që thonë se “Grupi për PD” janë të stimuluar nga Edi Rama për të krijuar këtë lloj përçarje në opozitë?.

Momentin që është bërë qesharak… është qesharak, është thjeshtë qesharak. Nuk fiton dot. Nëse duam të mbajmë një lider që nuk bën, është djalë i mirë për punë të tjera, ka bërë punë shumë të mira në vende të tjera, nuk kam gjë personale me të.

 Por në atë figurë, për këtë histori që krijoi në këto vite, nuk na zhgënjen asnjëherë, as dje nuk na zgjenjeu”. Shkurt, Basha nuk të zhgënjen”, u shpreh Arben Imami./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Jo vetëm Shqipërisë/ Hollanda i ‘pret krahët’ edhe Kosovës, kundër liberalizimit të vizave

Publikuar

-

Nga

Jo vetëm Shqipërisë/ Hollanda i ‘pret krahët’ edhe Kosovës, kundër liberalizimit të vizave

Holanda mbetet një ndër problemet kryesore të mos-liberalizmit të vizave për kosovarët. Ministrja e Jashtme e këtij shteti e ka cilësuar Kosovën si një vend me nivel të lartë korrupsioni e krimi të organizuar.

Parlamenti Evropian, vazhdimisht ka bërë thirrje që Kosovës sa më shpejtë t’i liberalizohen vizat, por vendimi i Këshillit të Ministrave vazhdon të jetë i pandryshueshëm.

“Deri më tani, nuk ka mbështetje të mjaftueshme për liberalizimin e vizave për Kosovën në Këshill. Siç e dini, liberalizimi i vizave është një proces teknik, i drejtuar nga standardet, në të cilin një vend duhet të përmbushë të gjitha kriteret paraprake përpara se Këshilli të vendosë t’i heqë vizat.

Gjatë diskutimit të fundit për këtë çështje në vitin 2018, Holanda arriti në përfundimin se vërtetimi i Komisionit mbi historikun e Kosovës kundër nivelit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar siç përcaktohet në raportin e Komisionit nuk ishte ende mjaft bindës”, thuhet në një përgjigje të Ministrisë së Punëve të Jashtme./CNA.al

LEXO TE PLOTE