LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputeti i PS bojkoton votimin për Ilir Metën President

28 Prill 2017, 14:57, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Socialiste, Tom Doshi, ka bojkotuar seancën e jashtëzakonshme plenare për zgjedhjen e Presidenti të ri të Republikës.

Kuvendi do të zgjedhë Presidentin e ri, i cili pritet të jetë Ilir Meta. Deputeti Doshi është një ndër kundërshtarët më të ashpër të Ilir Metës.

Burime i thanë CityNews se deputeti Tom Doshi nuk do të marrë pjesë në votimin e Ilir Metës si President. Ai nuk është dukur këtë pasdite në ambientet e Parlamentit, ku sapo ka nisur seanca për Presidentin./CityNews

Lajmet e fundit nga