LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

BEN BLUSHI/NUK VOTOJ ILIR METËN

28 Prill 2017, 07:59, Aktualitet CNA

Deputeti dhe Kryetari i Partisë LIBRA, Ben Blushi ka folur sot për herë të parë për vendimin e mazhorancës që Ilir Meta të jetë Presidenti i Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Ben Blushi e ka shprehur publikisht se ai nuk e voton Ilir Metën dhe për këtë jep disa arsye.

Sipas asaj që thotë Blushi, Meta kërkon të bëhet President, në mes të krizës, për shkak të krizës, në kurriz të krizës, për t?i ikur krizës.

?Kam patur të drejtë kur kam thënë se kriza po hyn në krizë. Ilir Meta kërkon të zgjidhet President në mes të krizës,për shkak të krizës dhe në kurriz të krizës,për ti ikur krizës. Kur të gjithë duhej të lëshonim dicka për të lehtësuar peshën e anijes së Shqipërisë që po mbytet,ky mori edhe atë pak pushtet që kishte mbetur.Ilir Meta u bë President nga frika dhe jo nga shpresa.Ilir Meta është Presidenti i Rilindjes dhe jo i Popullit.Është Presidenti i të shkuarës jo i të ardhmes.E si mund ta votoj? LIBRA voton vetëm të ardhmen?, përfundon Blushi./CityNews

Lajmet e fundit nga