Connect with Us

Basha nga çadra/ Këtu ka përfunduar Presidenti i Republikës

Aktualitet

Basha nga çadra/ Këtu ka përfunduar Presidenti i Republikës

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme nga çadra e opozitës foli edhe njëherë për vendimin e Edi Ramës dhe Ilir Metës që ky i fundit të jetë president.

Ndër të tjera, Basha tha nga çadra se postit të presidentit i janë hequr të gjitha kopetencat dhe tani po e përdorin për të ngopur njëri-tjetrin.

“Këtu ka përfunduar presidenti i Republikës që pasi i hoqën të gjitha kopetencat, ku kopetenca ka më shumë Drejtori i Postës në Vlorë se s’po them për drejtorin e Postës Kombëtare. Ata po e përdorin bashkë për të ngopur njëri tjetrin. Sot Rama ka firmosur fundin e tij. Edi Rama ka thyer kontratën me popullin. Edi Rama e di fare mirë se në dalje përballë popullit nuk do të fitojë kurrë. Sot në ditën e 70 duhet t’i përsërisim, se dështimi tij, tani që ka vendosur karrigen e tij si pengesën e vetme midis një populli të tërë që kërkon zgjedhje të lira e të ndershme, me vendimet për të kthyer çdo gjë si plaçkën e tij, rruga e vetme e shpëtimit është qeveria teknike, si garante. 27  vite më  parë Shqipëria u ngrit në këmbë për ta braktisur njëherë e mirë këtë rrugë që e çoi drejt fundit. Dua t’i them fare qartë sot Edi Ramës që në asnjë mënyrë dhe në asnjë moment nuk do të lejojmë që të marrësh peng demokracinë shqiptare. Shqiptarët janë të bashkuar dhe po bashkohen, ky bashkim popullor është forca e vetme që do të ndalë Republikën e vjetër.”/CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Lajm i mirë/ Pala greke lehtëson masat për shqiptarët

Publikuar

-

Nga

Lajm i mirë/ Pala greke lehtëson masat për shqiptarët

Pala greke njofton se ka lehtësuar sërish masat në pikat kufitare për emigrantët shqiptarë.

Sipas njoftimit të autoriteteve greke, të gjithë shtetasit që duan të kalojnë kufirin, duhet të kenë formularin plf, certifikatën e vaksinimit (ku shtetasit duhet të kenë kaluar 14 ditë nga doza e dytë e vaksinës) ose testin anticovid, i cili, ndryshe nga më parë, është i vlefshëm si nga institucionet shëndetësore shtetërore, ashtu edhe ato private, test normal apo test i shpejtë (rapid test).

LEXO EDHE:  Pollo kundër Bashës?/ Deklaratat e eurodeputetëve me qëllim të mirë

Në çdo rast, testet anti-covid do të njihen nga efektivët e doganës greke në pikat kufitare.

LEXO EDHE:  VIDEO-Incidenti në fushatën e Bashës/ Truproja shtyn kandidaten për deputete

Ky sqarim lehtëson procedurat e testimit anti-covid për të gjithë ata shtetas që nuk kanë një certifikatë vaksinimi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Andrea Mano i nxjerr “bojën” Bashës/ Tregon çfarë biseduan në telefon

Publikuar

-

Nga

Andrea Mano i nxjerr “bojën” Bashës/ Tregon çfarë biseduan në telefon

Andrea Mano, ish-kreu i degës lokale të PD-së në Korçë, ka hedhur akuza të forta ndaj, drejtuesit politik të kësaj dege për zgjedhjet e 25 prillit, Edmond Spaho.

Në një intervistë për emisionin “Pushteti”, në Fax News, Mano tha se Edmond Spaho ka përçarë “në mënyrë spektakolare”, degën e PD-së në Korçë.

Por, Mano nuk ka kursyer as kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, ndërsa theksoi se gjithçka ka ndodhur me bekimin e tij.

“Korça ka qënë dega më model e PD, por i deleguari i Bashës, gjëja më e mirë që bëri është të përçajë këtë degë në mënyrën më spektakolare. Gjë e cila u reflektua edhe në zgjedhje. Rezultati është i pakënaqshëm, mund të kishim kapur deri në 6 mandate”-tha Andrea Mano.

LEXO EDHE:  Ish drejtori i “Sami Frashërit”: Bregu dhe Basha në klasa paralele/Bregu vajzë me botë, Basha egoist

LEXO EDHE:  Ndryshimet statutore/ Harxhi: PD po devijon nga ideologjia mbi të cilën është ngritur

I pyetur nëse këtë shqetësim e kishte ngritur edhe tek Lulzim Basha, Mano tha se ka pasur biseda të gjata në telefon me kreun e PD-së, nga të cilat ka kuptuar se gjithçka po ndodhte në Korçë, ishte me bekimin e Lulzim Bashës.

“Sigurisht që kam folur me Bashën. Kam zhvilluar edhe biseda të gjata me të në telefon. Dhe nga bisedat kuptova që ishte vija e kryetarit të parties, jo e të deleguarit të vet”-tha Andrea Mano./CNA.al

“Do ikë me bisht ndër shalë”/ Andrea Mano paralajmëron Salianjin

“Ka përçarë PD-në”/ Mano “kryqëzon” Spahon, zbulon prapaskenat e analizës së zgjedhjeve

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ka përçarë PD-në”/ Mano “kryqëzon” Spahon, zbulon prapaskenat e analizës së zgjedhjeve

Publikuar

-

Nga

Andrea Mano, ish-kreu i degës lokale të PD-së në Korçë, i ka drejtuar kritika mjaft të forta Edmond Spahos, i cili ishte drejtuesi politik në këtë qark, për zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërsa komentoi analizën për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Korçës, Mano tha se raporti ishte konfidencial. Nuk është pyetur as nuk është mbledhur kryesia, por raporti është bërë nga vetë Spaho, me dy-tre persona.

Në një intervistë për emisionin “Pushteti” në Fax News, Mano tha se ajo që ka bërë Spaho, është përçarja e një degës së PD-së në Korçë, e cila sipas tij ka qënë për tetë vite ndër degët më kompakte.

Kjo analiza që thoni ju është bërë nga vetë zoti Spaho, me dy tre persona. Nuk ështe mbledhur as kryesia. Ne nuk e kemi lexuar këtë raport.

Pra, ka qënë një raport konfidencial i zotërisë që ka marrë me bekimin e Bashës, drejtimin e qarkut. Gjithësesi kjo është një e drejtë e Bashës, nuk na takon ne.

Por, kryesia as e dinte këtë raport, as është pyetur dhe as është marrë mendimi i kryesisë.

E dyta, sigurisht që gjatë fushatës ka pasur probleme. Drejtuesi i  qarkut ka qënë nga ata njerëz që ka bërë një fushatë e cila solli një përçarje shumë të madhe të degës dhe dua t’iu garantoj se ka qënë dega më kompakte në tetë vite.

Ka qënë dega më model, por i deleguari i Bashës, gjëja më e mirë që bëri është të përçajë këtë degë në mënyrën më spektakolare. Gjë e cila u reflektua edhe në zgjedhje. Rezultati është i pakënaqshëm, mund të kishim kapur deri në 6 mandate”-tha Andrea Mano./CNA.al

“Do ikë me bisht ndër shalë”/ Andrea Mano paralajmëron Salianjin

LEXO TE PLOTE