LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skema/LSI propozon dy kandidatë për President

27 Prill 2017, 17:29, Aktualitet CNA

Lëvizja Socialiste për Integrim, në përfundim të mbledhjes së saj, ndryshe nga sa u raportua prej mediave, nuk ka mbledhur firma për kandidat për President, por ka propozuar vetëm dy emra.

Burime të CityNews thanë se emrat e çuar zyrtarisht janë kreu i LSI, Ilir Meta, dhe ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili.

Me sa duket këto dy emra qenë thjesht një formalitet, në veprimin që LSI bëri ndaj grupit të vet parlamentar që u mblodh pak më parë. Me shumë gjasa, Ilir Meta pritet të jetë Presidenti i ri i Republikës./CityNews

Lajmet e fundit nga