LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ruçi vë me shpatulla pas murit Metën: Ndaje mendjen, ose me ne ose me PD

27 Prill 2017, 13:58, Aktualitet CNA

Gramoz Ruçi ka qenë shumë i ashpër dhe i prerë ndaj Ilir Metës për situatën politike në të cilën ndodhet vendi.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, i kërkor Metës që të ndante mendjen dhe të zgjidhte nëse do të shkonte me PD apo do të qëndronte me PS.

?U takon juve si forcë politike që jeni vendosur edhe si ndërmjetës dhe keni kaq kohë, se thashë që do flas troç që keni anuar nga pala tjetër, dhe jo të arrini tek pikësynimi që kemi të gjithë. Dua që dhe ju të reflektoni për të mos e mbyllur parlamentin vetëm për hatër të çadrës. Kërkoj që të thirret konferenca e kryetarëve dhe nesër të zgjidhet Presidenti ose të shkojmë në zgjedhje të parakohshme?, tha Ruçi./CityNews

Lajmet e fundit nga