LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama e pranon publikisht/Nesër zgjidhet Presidenti, ja cili është

27 Prill 2017, 19:42, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nesër Ilir Meta do të zgjidhet President i Republikës.

Ai tha se LSI ka sjellë dy kandidatura, atë të Ilir Metës dhe të Petrit Vasilit.

Sipas tij, qëndrimi i PS ishte që Vasili është kandidat i respektueshëm, ndërsa Meta i votueshëm.

?Nesër Ilir Meta zgjidhet President. Ata na kanë sjellë dy emra, Ilir Metën dhe Petrit Vasilin. Nuk e di pse emri i Vasilit ishte i pari. Unë e njoh mirë Vasilin, nuk është lloji i një ministry që del në intervista, është lloji që flet në ekip. Ne kemi shprehur qëndrimin tonë, që është e respektueshme kandidatura e Vasilit, por e votueshme e Metës?, deklaroi Rama./CityNews

Lajmet e fundit nga